Flash

Padia e Metës ndaj Dvoranit/ Prokuroria e Tiranës shpall moskompetencën

Lapsi.al 26 December 2019
Padia e Metës ndaj Dvoranit/ Prokuroria e Tiranës shpall

Prokuroria e Tiranës ka shpallur moskompetencën për hetimin e padisë së presidentit Meta ndaj kreut të KED, Ardian Dvorani.

Mësohet se kjo dosje do ti kalojë SPAK-ut, për shkak se kemi të bëjmë me një akuzë ndaj një zyrtari të lartë siç është Kreu i Emërimeve në Drejtësi.

Ka qenë prokurori i Tiranës Alket Mersini ai që ka shpallur moskompetencën për vijimin e çështjes, ndërsa më herët kishte qenë po ky prokuror që kishte marrë në pyetje presidenin lidhur me akuzat e ngritura ndaj Dvoranit.

Përplasja mes Metës dhe kreut të KED, Ardian Dvorani ka nisur për shkak të emërimeve në Gjykatën Kushtetuese, të dy kandidateve për një pozicion, Arta Vorpsi dhe Marsida Xhaferllari. Kreu i KED, që sipas Metës ishte në shkelje të Kushtetutës, emëroi Arta Vorpsin në Gjykatën Kushtetuese, duke përvetësuar kompetencën e presidentit.

Vetë Gjykata Kushtetuese, edhe sot nuk e ka njohur Vorpsin si anëtare, edhe pasi kjo e fundit u betua pranë një notereje.

Nga ana tjetër Xhaferllari, e dekretuar nga Meta, nisi menjëherë nga puna pas betimit të saj në presidencë, duke e çuar kështu në katër numrin e anëtarëve, si pasojë e shkarkimit të Besnik Muçit, pasi u ‘’dogj” nga Vetingu.

Anëtaret e Gjykatës Kushtetuese janë: Vitore Tusha, Fjona Papajorgji, Elsa Toska dhe Marsida Xhaferllari.

Meta e akuzoi Dvoranin për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe“Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI