Flash

Kreu i SPAK nis lëvizjet, çfarë i kërkon Këshillit të Lartë të Prokurorisë

Lapsi.al 26 December 2019
Kreu i SPAK nis lëvizjet, çfarë i kërkon Këshillit

Kreu i Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion, Arben Kraja, i ka kërkuar përmes një shkrese Këshillit të Lartë të Prokurorisë që të shtojë numrin e prokurorëve. Kjo kërkesë e tij vjen pak ditë pas ngritjes së SPAK-ut. Kjo strukturë e re e drejtësisë pritet të hetojë dosje të “nxehta” kriminale, por edhe çështje të tjera me karakter politik.

Aktualisht në strukturën e SPAK-ut janë tetë prokurorë, ndërsa dy të tjerë pritet të emërohen në ditët në vijim.  Para se të nisnin punën tyre në SPAK, tetë prokurorët u betuan para Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Këshilli gjithashtu po diskuton aktualisht mbi shkresën e ardhur në KLP nga drejtuesi i SPAK, Arben Kraja, për transferimin të përkohshëm në SPAK të 2 prokuroreve, Dritan Prençi dhe Vladimir Mara. Kjo shkresë ka mbërritur në Këshillin e Lartë të Prokurorisë  me 23 dhjetor, ndërsa Këshilli ka afat  ligjor tre ditë për të marrë një vendim  për këtë çështje.

  • foto galeri
  • foto galeri

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI