Flash

Gent Fatali: Ju tregoj të vërtetën e romancës time me Samantën

Lapsi.al 26 December 2019
Gent Fatali: Ju tregoj të vërtetën e romancës time me

Bashkëpunimi i Samanta Karavellës me Gent Fatalin, mes tjerash nxiti spekulime se raporti i dy këngëtarëve ishte më shumë se shoqëror.

“Na e dina” ishte një hit veror që jo vetëm u pëlqye jashtë mase, por njerëzit po mendonin se mes çiftit kishte lindur diçka më tepër se miqësi.

Por në intervistën e fundit në emisionin “Glamour Zone” në RTV Ora, Genti hodhi poshtë këto thashetheme, dhe tha se nuk e ka parë me sy tjetër Samantën, përveçse si kolege.

Ester Bylyku: “Le ta themi mes nesh. A ka patur ndonjë mini-pëlqim mes teje dhe Samantës?”

Gent Fatali: Nuk  është aspak e vërtetë. Përveç performimit tonë në klip nuk ka pasur asgjë tjetër. Samantën nuk e kam parë me sy tjetër përveçse si kolege dhe si shoqe.

“Edhe kur kam qenë i vogël e deri tani, femrat e shoëbizit nuk më kanë pëlqyer asnjëherë. Më tepër më pëlqejnë femrat e thjeshta.”

Edhe në të kaluarën ka pasur thashetheme për lidhje të këngëtares Karavella me kolegët me të cilët ka bashkëpunuar, por ajo ka thënë vazhdimisht se gjithçka është vetëm në nivel profesional dhe se madje partneri i saj nuk do të jetë nga fusha e artit. Sa i përket Gentit, ai është lumturisht i dashuruar me një vajzë simpatike që quhet Rozafa.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI