Flash

Festa në Itali kthehet në arenë boksi, plagoset rëndë një shqiptar në disko

Lapsi.al 26 December 2019
Festa në Itali kthehet në arenë boksi, plagoset rëndë

Dhjetë persona u përfshinë në sherr masiv brenda ambienteve të një diskoteke në Itali. Edhe pse ishte llogaritur se gjithçka do të shkonte e qetë dhe me plot argëtim, diskoteka La Grotta di Artegna në provincën e Udine u shndërrua në një skenë dhune agresive, e denjë për “filmat aksion”. Ka qenë ora dy e natës, kur festa eskaloi duke i lënë vendin përplasjeve fizike, ndërsa në mesin e të plagosurve raportohet edhe për shqiptarë.

Mediat fqinje raportojnë se fillimisht gjithçka nisi nga fjalët, ndërsa më pas skena degjeneroi në ofendime të rënda e më pas në dhunë të fortë fizike me mjete të forta, ku u përdorën edhe shishet e pijeve që ishin në ambientet e diskos. Një i ri shqiptar me banim në Friuli, u godit në kokë me shishe dhe për pasojë u dërgua me urgjencë në spital. Ai pësoi dëmtime të rënda dhe çarje të thella në trup.

Capture

Tre persona të tjerë, një punëtor shqiptar që banon në Tavagnacco, një punonjës 20-vjeçar nigerian dhe një picajol 26-vjeçar gjithashtu me kombësi shqiptare u arrestuan nga autoritetet italiane, ndërsa janë  marrë në pyetje për gjithçka ndodhi në diskotekë.  Policia ka nisur menjëherë hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI