Flash

Basha mbledh kryetarët e PD-së: Kriza zgjidhet me zgjedhje

Lapsi.al 26 December 2019
Basha mbledh kryetarët e PD-së: Kriza zgjidhet me zgjedhje

Kryetari i PD, Lulzim Basha mblodhi Kolegjin e kryetarëve për diskutimin e situatës post tërmetit dhe kriza politike.

Gjatë mbledhjes Basha tha se duhet të jenë çdo ditë afër qytetarëve dhe se në vendet e prekura nga tërmeti të ngrihen grupe pune që të identifikojnë çdo familje të prekur.

“Të identifikohen ato familje që nuk u është ofruar asnjë ndihmë e gjenden pa strehë në prag të dimrit. Rast pas rasti PD duhet të bëhet zëri i tyre që të dëgjohen dhe t’u vihet në ndihmë. Është kriminale që banorët pas një muaji nga tërmeti nuk kanë marë asnjë ndihmë", tha Basha.

Kreu i opozites gjithshtu foli për reformën zgjedhore dhe zgjedhjet e parakohshme. Ai tha se e vetmja mënyrë për të nxjerrë vendin nga kriza janë zgjedhjet.

"Grupet e ekspertëve janë në fund të hartimit të projekt ligjeve për ndryshimet e reformës zgjedhore. Zgjedhjet janë e vetmja mënyrë për t’a nxjerrë vendin nga kriza dhe kusht për avancimin e projektit evropian", tha kreu i PD-se.

Ndërsa shtoi se PD është kthyer në shpresë për çdo qytetar pavarësisht bindjeve të tyre politike.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI