Flash

Dështimi i Albinit përballë botës së vjetër

Lapsi.al 26 December 2019
Dështimi i Albinit përballë botës së vjetër

Lajmi i keq që dha përmes një videomesazhi Albin Kurti, se në ditën e formimit të kuvendit të ri, Vetëvendosje dhe LDK do të shkojnë pa një marrëveshje, flet më shumë sesa për një dështim momental. Kuptimi i tij i vërtetë nuk është pamundësia për të krijuar një qeveri të përbashkët, por nënteksti se edhe nëse arrin të formohet, ajo do të mbahet peng nga forcat e errëta të politikës së vjetër.

/

Dhe kjo u pa qartë nga mënyra se si u zhvilluan bisedimet dhe se si u sollën palët përgjatë gjithë procesit, që para zgjedhjeve të 6 tetorit e deri në  dy muajt që vijuan pas tyre.

Nëse partia e Albin Kurtit u soll hapur dhe ndershëm, që me propozimet për koalicionin parazgjedhor, nëse ajo veproi me dinjitet duke mos flirtuar (për të ulur rolin dhe peshën e LDK-së) për koalicione me partitë që ishin dënuar nga vota popullore, partneri i tij Isa Mustafa nuk iu përgjigj me të njëjtën monedhë.

Loja e LDK-së qe gjatë gjithë kohës meskine, përllogaritëse, interesaxhie.

LDK nuk pranoi, që para 6 tetorit, as koalicionin parazgjedhor dhe as ftesën bujare që një liste të përbashkët t'i printe kandidatura e saj, Vjosa Osmani. Ajo u soll në mënyrën më absurde të mundshme edhe pas garës elektorale. Kur të gjithë e dinin rezultatin e tyre, Isa Mustafa adoptonte slloganin: “nuk fillojmë bisedime pa pasur çertifikim zyrtar”. Por bisedimet jo vetëm u vonuan, por me zgjatjen e tyre u shmang dita ditës edhe ylli në ngritje i kësaj partie, ajo që i kishte siguruar maksimumin e votave, Vjosa Osmani. Në plan të parë dolën figura të ditëve të errëta, të qeverisjeve të përbashkëta me “klanin pronto”, duke mashtruar kështu zgjedhësit sipas motos, “me të tjera fytyra ju gënjejmë për të marrë votat dhe me të tjera iu grabisim vendimmarrjen”.

Lexo me tej:

Dështimi i negociatave të qeverisë së Kosovës/ Çfarë ndodh tani

E gjithë kjo mendësi shpërtheu edhe më e fortë në allishverishet për të folur më shumë sesa për programin, për poltronat dhe postet që do të kishte LDK në qeverinë e ardhshme. Insistimi për të mos pranuar një president konsensual, një figurë që e kapërcente pragun partiak, por për ta parë kreun e shtetit thjesht si një post pazari më shumë për LDK-në, e tregon më së miri këtë tendencë.

Pra, pas gjithë këtij kalvari, në sy të publikut u pa qartë kontradikta themelore e mosmarrëveshjes mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafës: i pari kërkonte një formulë për të zbatuar vullnetin transformues të qytetarëve në zgjedhjet e fillim tetorit, i dyti mendonte vetëm për bahçen e shtëpisë së tij.

Dhe e keqja e kësaj kontradikte nuk qëndron në faktin se ajo u bë pengesë për krijimin e një qeverie deri në afatin e caktuar. Kjo gjë zgjidhet kollaj, me një provë të re elektorale dhe me zgjedhje të reja.

Por dëmi më i madh që del në pah nga kjo sagë tre mujore, para dhe pas zgjedhore, është se ai na parathotë edhe se çfarë do të ndodhë nëse kabineti i ri VV- LDK krijohet. Ajo do të jetë një qeverisje ndryshe nga sa paraqitet plot emfazë dhe voluntarizëm në fjalimet lirike të Albin Kurtit. Sepse gjysma e saj do të jetë një riciklim i politikës së vjetër. Një transferim i interesave meskine me lojë postesh e emrash që kanë përfaqësuar qeveritë e kaluara. Një mendësi prej klani të ngushtë, që në të gjitha betejat e së nesërmes do të ishte i gatshëm të bashkëpunonte me oligarkët, me kapësit e shtetit dhe me mëkatarët e të djeshmes, vetëm për të ruajtur interesat e tij.

Në këtë kuptim, sido që të jetë versioni përfundimtar i bisedimeve, ne tashmë e kemi marrë mesazhin e parë: LDK e ka korruptar vullnetin për ndryshim që treguan zgjedhësit në 6 tetor. Ajo i gënjeu ata me Vjosa Osmanin, duke fshehur poshtë fustanit të saj mustaqet e Agim Veliut. E për këtë arsye, ajo na tregoi edhe se me çfarë fytyre do të përfaqësohet në qeverinë e nesërme. Pra edhe nëse në rastin më të mirë, ne do të arrijmë të kemi një kabinet Kurti, gjysma e tij do të jetë përfaqësuese e botës së vjetër. Pikërisht kjo qe dhurata më e hidhur e këtyre krishtlindjeve.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Pinpongu i gënjeshtrave Rama- Vuçiç

Të hënën në mbrëmje, në emisionin “Open”, i gjendur përballë zv/kryeministrit të Maqedonisë Veriore, Bujar Osmani, i bëra atij një pyetje të thjeshtë: “Po bëhet...

14:06

Gjykimi politik i dosjes "Babale"

Dënimi i ish-deputetit Salianji nga Gjykata, sipas meje – në ndryshim nga ata që u bien fanfarave se reforma po realizohet me sukses – është një moment tepër og...

13:02

Hipokrizia për suksesin e ngritjes së SPAK

Një entusiazëm hipokrit dhe një gëzim i shtirë po shoqëron ngritjen e institucionit, që prej tre vitesh e gjysëm na e kanë shitur si gurin e themelit për vendos...

14:26

Gabimet në hapa të Mini -Shengenit Ballkanik

Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në Durrës me 20 dhe 21 mund të shihet si vazhdimësi e samiteve të ngjashme që janë mbajtur viteve të f...

13:49

Paradoksi i Shqipërisë si kryesuese e OSBE

Kryeministri Rama e ka të vështirë ballafaqimin me problemet e OSBE-së, duke qenë i zhytur në baltën politike në vend. 1.  Ditën e parë të vitit të ardhshëm...

11:28

Lëreni Ramën në cirkun e tij të radhës

Janë të shumtë ata që mendojnë se tërmeti i 26 nëntorit ra si një goditje fati për Edi Ramën. Kryeministri, i mbërthyer nga monotonia dhe pasiviteti, pa asnjë r...

17:49

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI