Flash

Amerikanët i kërkojnë Albin Kurtit e Isa Mustafës të formojnë qeverinë e re

Lapsi.al 26 December 2019
Amerikanët i kërkojnë Albin Kurtit e Isa Mustafës të

Ambasada Amerikane në Prishtinë ka mirëpritur konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe zgjedhjen e Glauk Konjufcës, Kryetar të Kuvendit.

Përmes një njoftimi, nga ambasada kanë kërkuar nga lideri i LVV-së, Albin Kurti dhe kreu i LDK-së, që të punojnë që sa më shpejtë të krijohet qeveria e re.

“Ambasada e SHBA-së mirëpret konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe uron kryetarin Glauk Konjufca dhe anëtarët e tjerë të kryesisë së Kuvendit. Ne inkurajojmë liderët politikë që menjëherë të formojnë qeverinë e re, e cila duhet të angazhohet për të përmbushur premtimet e dhëna për votuesit. Ne mezi presim që të punojmë me qeverinë e re në çështjet e ngutshme që lidhen me paqen, drejtësinë dhe prosporitetin”, shkruhet në reagimin e ambasadës.

Kujtojmë që ambasadat në vend ka kohë që kanë nisur thirrjet për krijim sa më të shpejtë të institucioneve në vend, derisa, kanë pasur edhe disa vizita te dy partitë LVV – LDK, që po negociojnë për koalicion./ express

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI