Flash

“Tapë në timon”, si e bindi Aleksandër Gjoka gjyqtarin për ta liruar nga burgu

Lapsi.al 25 December 2019
“Tapë në timon”, si e bindi Aleksandër Gjoka

“Kam dy vjet pa pirë”, kjo ishte deklarata e artistit Aleksandër Gjoka në sallën e gjyqit, teksa zhvillohej seanca për masën e sigurisë. Ai u arrestua më 23 Dhjetor, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, në masën 0.66 mg/l, ndërkohë që shtetasi konsiderohet në gjendje të dehur kur testi del mbi 0.5 mg/l.

Por duke theksuar disa herë se ky ishte një rast i veçuar, Gjoka ka kërkuar nga trupi gjykues ta linte në masë sigurie “detyrim paraqitje”, duke marrë parasysh edhe koncertet që ka të rezervuara me rastin e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.

Mësohet se këngëtari shumë i dashur për publikun do të jetë sot në Korçë, ku do të performojë në një koncert përpara publikut vendas, por edhe turistëve të shumtë që zgjedhin qytetin juglindor për të kaluar festat.

Aleksandër Gjoka është lënë i lirë, por duhet të paraqitet të hënën e parë dhe të tretë të muajit./ Tch

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI