Kylie ka xhiruar një video ku tregon dekorin së bashku me vajzën e saj të vogël Stromin. Nga pamjet u pa pema e madhe e Krishtlindjeve si dhe dekoret e tjera, por ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte dhurata e Kris Jenner për Stormin.
Ajo i dhuroi një shtëpi fantastike për të luajtur, që ishte njësoj si ajo që ka patur Kylie.
22-vjeçarja është emocionuar pa masë dhe ka filluar të qajë, teksa në mendje i kanë ardhur kujtimet nga fëmijëria. Me siguri edhe Stormi do të krijojë kujtime shumë të bukura.