Flash

Gena shpreh pakënaqësitë pas përfundimit të Festivalit të Këngës: Nga 20 artistë vetëm 2 kishin komoditet

Lapsi.al 25 December 2019
Gena shpreh pakënaqësitë pas përfundimit të Festivalit

Tre ditë pas Festivalit të Këngës në RTSH, ka reaguar edhe këngëtari Gena.

Ai ka treguar nëpërmjet një postimi në Instagram pakënaqësitë e tij lidhur me koncertin dhe duket se kanë qenë të shumta.

Ndoshta pak e kanë vënë re, por në natën finale, gjatë performancës së Genës pati një problem në audio, por këngëtari e kaloi si profesionist.

“Na u kerkua dhe na u premtua qe do te merrnim pjese ne nje festival vlerash qe kryefjala do ishte kenga!

Nje festival qe do te kishte barazi dhe drejtsi…

Po nuk ndodhi ashtu….

Probleme te jashtzakonshme teknike…Probleme qe nisen qe ne prova por prap se prap vendosa te vazhdoj edhe pse nuk kisha perkushtimin e duhur si artist.Ne kete festival morem pjese 20 artiste por 18 prej nesh nuk ju ofrua asnje lloj komoditeti!

Dua te ndaj me ju nje shqetesim…

Pas nates se dyte ku publiku ka kercyer dhe ka kenduar kengen time nje kthes e jashtzakonshme ndodh ne naten finale.Nuk dua te besoj qe eshte ber me qellim.Nderkohe qe isha gati per te performuar 10 sekonda perpara se te dal ne skene teknika nderhyn per te dyten here ne kufjet e mija duke me len te dyshoj qe dicka nuk shkonte mire, dhe rezultati ishte qe gjat gjith kohes kam patur shkeputje te audios ne kufje,vetem per respektin tuaj e vazhdova kengen deri ne fund duke mos patur gati gati fare degjim!

Me falni qe nuk isha Gena qe ju njihni ne kto 25 vjet!U mundova te jap me te miren nga vetja por jo gjithcka eshte ne doren e artistit…

Megjithate jeta vazhdon..

Dua tju uroj nga zemra Gezuar Krishlindjet dhe zoti ju bekoft!”,shkruan këngëtari.

 

Gena mori pjesë në festival me këngën “Shqiponja e lirë” të cilën e shoqëroi edhe me një performancë që u pëlqye shumë nga publiku.

Të këshilluara

Kylie surprizon Stormin për festa (Video)

Kylie ka xhiruar një video ku tregon dekorin së bashku me vajzën e saj të vogël Stromin. Nga pamjet u pa pema e madhe e Krishtlindjeve si dhe dekoret e tjera, p...

14:49

Olti Curri, pjesë e jurisë së Top Talent

'Top Talent” pritet të nisë së shpejti. Teksa mësuam se ky format do të vinte nën drejtimin e Ori Nebijaj, tashmë janë bërë të ditur emrat e anëtarë...

14:12

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI