Flash

Ekspertët e gjuhës së trupit analizojnë detajet e kartolinës mbretërore

Lapsi.al 25 December 2019
Ekspertët e gjuhës së trupit analizojnë detajet e

Dje, princ Harry dhe Meghan Markle publikuan kartolinën e parë të Krishtlindjes së bashku me bebushin Archie. Siç mund ta keni parë, kartolina ku Archie qeshte para kamerës bëri xhiron e rrjetit dhe sigurisht nuk mund të mos analizohej nga ekspertët e gjuhës së trupit.

Judi James, eksperte e gjuhës së trupit, tha për The Sun se kartolinat e Krishtlindjes janë të njohura për nuancat e ngrohta, shkëlqimin dhe përgjithësisht nuk vijnë në ngjyra bardhë e zi.

“Harry tregoi sërish pasionin e tij për ndryshim duke zgjedhur një foto elegante, jo shumë tradicionale,” tha ajo.

Archie, i veshur me markën britanike të veshjeve për fëmijë, Boden, qëndron para kamerës. “Sytë e Harry-t dhe Meghan-it janë te djali, si për të treguar se ai është qendra e universit të tyre, teksa ata ulen rastësisht në dysheme për të dhënë pamjen e një lidhjeje të fortë dashurie.” Një vit më parë, çifti pati si kartolinë Krishtlindjeje një tjetër foto bardhë e zi, të shrepur gjatë dasmës së tyre teksa shijonin fishekzjarret në Fromore Hall në Windsor.

Ekspertja theksoi se të dyja kartolinat tregojnë një dëshirë të tyre për të qenë të lezetshëm, të veçantë dhe elegantë. “Ata preferojnë një moment spontan, intim dhe tejet emocional, pa qenë nevoja të angazhohen me orë të tëra përmes kontaktit me sy te kamera.”

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI