Flash

Dështimi i negociatave të qeverisë së Kosovës/ Çfarë ndodh tani

Lapsi.al 25 December 2019
Dështimi i negociatave të qeverisë së Kosovës/
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti njoftoi se kanë dështuar negociatat me Lidhjen Demokratike të Kosovës të drejtuar nga Isa Mustafa për një qeveri të përbashkët. Të enjten dy partitë do të shkojnë në seancën konstituitive të Kuvendit të Kosovës pa një marrëveshje. Por çfarë ndodhi? Përmes një videoje të postuar online (shiko poshtë), Kurti thotë se mbrëmjen e së martës ka bërë edhe një ofertë të fundit për LDK-në. Në këtë ofertë thuhet se VV-së, që si parti e parë i takon Kryetari i Kuvendit dhe nënkryetari i parë dhe LDK-së nënkryetari i dytë, le të ketë një rokadë mes këtyre posteve. “Kryeparlamentarin e merr LDK ndërkaq Nënkryetarin e Dytë VETËVENDOSJE! Kësisoj, LDK e ka Kryeparlamentarin kurse VETËVENDOSJE! dy nënkryetarë të Kuvendit”, - zbulon Kurti. Ai ka kërkuar që çështja e presidentit të lihet për më vonë, por nëse LDK insiston për këtë post, VV të marrë një ministri dhe ajo të jetë Ministria e Punëve të Brendshme. “Çështjen e Presidentit më mirë e lëmë për më vonë. Por, nëse LDK insiston që ne patjetër ta bëjmë premtimin për nominimin nga LDK, atëherë neve duhet të na shtohet tash një ministri: MPB, e cila ka rëndësi jetike për luftimin e krimit dhe korrupsionit. Nominimi i LDK-së për kandidatin për President, bëhet pasi të mos kemi gjetur një personalitet koncensual jashtëpartiak, kurse kur të përcaktohet LDK-ja për emrin e tij/saj, do të kërkohet edhe pëlqimi i Vetëvendosje!”, - ka bërë të ditur Kurti.

Andi Bushati: Dështimi i Albinit përballë botës së vjetër

Lideri i VV-së ka folur edhe për kërkesën e LDK-së për ndarjen e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve. “Sipas kërkesës së LDK, MKRS ndahet, me këtë rast Kultura dhe Rinia i kalojnë Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ndërkaq, Sporti i kalon Ministrisë së Shëndetësisë. Pakicat joserbe e marrin Ministrinë e Zhvillimit Rajonal ose të Pushtetit Lokal, kurse pakica serbe Ministrinë për Komunitete”, - thotë Kurti. Por edhe kjo ofertë nuk i ka pëlqyer partisë së drejtuar nga Isa Mustafa që kërkon garanci të plotë për të qenë ajo që do të ketë postin e Presidentit të vendit kur t’i mbarojë mandati Hashim Thaçit në vitin 2021. Përgjigja "rrufe" e Mustafës Kreu i LDK-së, Isa Mustafa i është kundërpërgjigjur menjëherë liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili para disa orësh njoftoi se dështuan përpjekjet për të arritur një marrëveshje me LDK-në para seancës për konstituimin e Kuvendit. Por, Mustafa shkruan në mesazhin e tij se negociatat nuk kanë dështuar dhe bën akuza ndaj Kurtit. “Negociatat nuk kanë qenë të lehta dhe partneri në tavolinë, Lëvizja Vetëvendosje, në disa raste, i ka shpërfillur rregullat për të cilat kishim rënë dakord. Për LDK-në dhe për mua, negociatat nuk kanë dështuar. Ka dështuar strategjia e Vetëvendosjes për ta siguruar para publikut epitetin e palës parimore dhe gjeneroze në negociata dhe për t’ia hedhur fajin LDK-së”, - thotë Mustafa që ndalet edhe te çështja e debatuar se kujt do t’i takojë Presidenti i ardhshëm. “Ndryshe nga deklarimet e tyre publike, Vetëvendosja tregoi sonte se është gati të zotohet për ta mbështetur kandidatin e propozuar nga LDK-ja për President të Kosovës, vetëm se kërkon më shumë hise në qeveri. Ky nuk është parim, por tentim për të përfituar më shumë. Ne mendojmë se ndarja e balancuar e përgjegjësive, konform rezultatit të zgjedhjeve, rezulton në këtë formulë, Kryetari i Kuvendit, Presidenti, kur të mbetet pozita e lirë, dhe gjysma e qeverisë duhet t’i takojnë LDK-së, nëse Vetëvendosje dëshiron mbështetjen e LDK-së për t’ia besuar asaj drejtimin e ekzekutivit dhe gjysmën e Qeverisë” – thotë Mustafa. Çfarë ndodh tani? Të enjten do të zhvillohet seanca e parë e Kuvendit të ri të Kosovës. Pritet që aty deputetët të bëjnë vetëm betimin dhe të mos zgjidhet asnjë nga postet drejtuese. Kjo do t’i mbetet një seance tjetër dhe për këtë Kushtetuta e Kosovës nuk ka një afat. Përpara mbledhjes së Kuvendit të përcaktuar në orën 15.00 është njoftuar mbledhja e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Reagimet e para Ndër reagimet e para pas njoftimit të Albin Kurtit për dështimin e negociatave e ka bërë kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj. Ai shprehet i bindur se LDK dhe VV nuk do të mund të arrijnë një marrëveshje mes tyre. ai thotë se koalicioni LDK-VV nuk ka asnjë dallim nga qeverisja e kaluar pasi janë 2 parti që po tregojnë se nuk dinë të merren vesh as për ndare postesh dhe keqqeverisja do të vazhdojë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI