Flash

U arrestua për drejtim mjeti në gjendje të dehur, lirohet Aleksandër Gjoka

Lapsi.al 24 December 2019
U arrestua për drejtim mjeti në gjendje të dehur, lirohet

Lirohet këngëtari Aleksandër Gjoka, i cili u arrestua dje pasi u kap nga policia teksa drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Gjykata e Tiranës ka dhënë sot vendimin për lirimin e këngëtarit.

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ për këngëtarin e mirënjohur shqiptar.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Nga specialistët e qarkullimit rrugor në Komisariatin e Policisë Rrugore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: A. Gj., 60 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi më datën 23.12.2019, rreth orës 00.15, është ndaluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 4 në rrugën ‘Sotir Caci’ duke drejtuar mjetin veturë, tip ‘Chevrolet’.

Pas testimit me aparat ‘Drager’, nga shërbimet e Policisë Rrugore  rezultoi se  ky shtetas drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.66 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale ‘Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt’.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI