Flash

Shkarkimi i Besnik Muçit, Presidenti shpall kandidatët për Gjykatën Kushtetuese (Emrat)

Lapsi.al 24 December 2019
Shkarkimi i Besnik Muçit, Presidenti shpall kandidatët për

Institucioni i Presidentit të Republikës ka shpallur sot listën e aplikantëve për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, pas shkarkimit nga KPA të gjyqtarit Besnik Muçi.

Bëhet fjalë për një listë me 10 kandidatë që do i përcillet KED, e cila do bëjë vlerësimin verifikimin për secilin sipas ligjit.

“Institucioni i Presidentit të Republikës, njofton se:

Pas përfundimit të afatit të aplikimit për vendin vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, “Vakancë e parakohshme”, e krijuar për shkak të përfundimit përpara kohe të mandatit të ish-gjyqtarit, zotit Besnik Muçi, procedurë kjo e rishpallur me Dekretin nr. 11364, datë 22.11.2019, të Presidentit të Republikës, rezulton se kanë aplikuar shtetasit e mëposhtëm:

1. Zoti Altin Binaj

2. Zoti Artan Spahiu

3. Zoti Dedë Kasneci

4. Zoti Eugen Papandile

5. Zoti Gentian Mete

6. Zoti Sergjio Mazreku

7. Zoti Sinan Tafaj

8. Zonja Sonila Bejtja

9. Zoti Shaqir Hasanaj

10. Zonja Zhaklina Peto

 

Lista me aplikantët e mësipërm, së bashku me dokumentacionin e dorëzuar do të përcillen menjëherë pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për verifikim dhe vlerësim sipas ligjit.”

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI