Flash

Sekuestrohen 52 kg drogë në Lezhë, pranga dy të rinjve

Lapsi.al 24 December 2019
Sekuestrohen 52 kg drogë në Lezhë, pranga dy të rinjve

Policia e Lezhës ka sekuestruar sot 52 kg lëndë narkotike kanabis, ndërsa në pranga kanë rënë dy persona si dhe një tjetër është shpallur në kërkim. Në kuadër të operacionit policor “Tranzit” në afërsi të një karburanti në fshatin Tresh të Lezhës, u gjet dhe u bllokua mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A. K., ku në sediljen e pasme dhe në bagazh u gjetën 52 kg drogë.

Në vijim të veprimeve, Policia ka bërë ndalimin e shtetasit me inicialet I. R., 26 vjeç dhe E. B., 33 vjeç, banues në Shkodër, të cilët ndodheshin në mjetin paraprijës, si dhe shpalljen në kërkim të shtetasit A. K., 29 vjeç, banues në Shkodër dhe vijon puna për kapjen e tij. Ky shtetas, kur ka kontatuar që shërbimet e Policisë kanë bllokuar automjetin që i paraprinte, ka mbyllur automjetin në afërsi të një karburanti dhe është larguar me shpejtësi.

Policia, nën drejtim e Prokurorisë dhe në bashkëpunim me DVP Tiranë e Shkodër po punon për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike. Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI