Flash

"Samiti anti-Haradinaj i gangsterëve të Ballkanit në Tiranë!"

Lapsi.al 24 December 2019
"Samiti anti-Haradinaj i gangsterëve të Ballkanit në

Ish-Kryeminitri i Shqipërisë, Sali Berisha, përmes një shkrimi në “Facebook”, ka thënë se Samiti i Tiranës, samit ky i cili bëri bashkë liderët ballkanik, u bë kundër kryeministrit në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinajt. Berisha e quajti atë samitin 'anti-Haradinaj'.

Sipas Berishës, këto sulme të Ramës me urdhër të Vuçiçit, ndaj Haradinajt, kanë për tendencë grisjen e hartave dhe coptimin e Kosovës, si dhe krijimin e një Serbie të madhe.

"Sulmet e urdhëruara nga serbomadhi Vuçiç të Zografit Bis kundër Kryeministrit të Kosovës kanë si shkaqe themelore:

1 - Vendosjen nga ana e Kryeministrit Haradinaj të taksës 100% anti-Miladin (fjala është për argatin e Prishtinës) - me të cilën bllokoi firmosjen e marrëveshjes së copëtimit të Kosovës...

2 - Grisja e hartave të copëtimit të Kosovës dhe krijimit të Serbisë së Madhe -  të paraqitura në Samitin e Berlinit nga armiqtë e kombit shqiptar, Vuçiç dhe argatët e tij shqipfolës të Tiranës dhe Prishtinës - nga Kryeministri Haradinaj në prani të lidershipit të Gjermanisë, Francës dhe BE.

Me këtë akt historik, Haradinaj nxori lakuriq jo vetëm para shqiptarëve, por edhe botës, tradhtarët e kombit shqiptar, shërbëtorë të pështirë të Beogradit dhe projektit të tij të serbomadhisë.

3 - Samiti i Tiranës u shndërrua në samitin anti - Haradinaj edhe për shkakun sepse Kryeministri në detyrë i Kosovës, siç iu grisi tradhtarëve të kombit, hartat e copëtimit të Kosovës dhe krijimit të Serbisë së Madhe në Berlin, iu përmbysi dhe hodhi në kosh të plehrave traktatin e tradhtisë kombëtare dhe të krijimit të Serbisë së Madhe të Nishit, të firmosur nga Presidenti i serbomadhisë Vuçiç dhe në shkelje të rëndë të Kushtetutës nga vasali i tij i Tiranës, Zografi Bis apo Esad Toptani i Ri." - shkruan mes tw tjerash Berisha. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI