Flash

Rama shpërblen administratën, cakton 3 janarin si ditë pushimi

Lapsi.al 24 December 2019
Rama shpërblen administratën, cakton 3 janarin si ditë pushimi

Nën drejtimin e Kryeministrit Edi Rama, është mbledhur sot qeveria ku ka marrë vendimin për qenë data 3 janar ditë pushimi. Sipas vendimit të marrë sot bëhet me dije se dita e premte do të jetë ditë pushimi për administratën. Ndërkohë bëhet me dije se dita e punës e datës 3.1.2020 do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda muajit janar

VENDIMI I PLOTË

VENDIM PËR CAKTIMIN E DITËS SË PREMTE, DATË 3.1.2020, DITË PUSHIMI

Në mbështetje të neneve 95, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Caktimin e ditës së premte, datë 3.1.2020, ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore. Dita e punës e datës 3.1.2020 do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda muajit janar. Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Të këshilluara

Deutche Welle: Ku po e çon BE Ballkanin?

Nga Norbert Mappes/ Në vitin 2019 u shemb një politikë 20-vjeçare e Evropës ndaj Ballkanit. 2020 duhej të ishte viti i pastrimit të rrënojave. Që në pranverë do...

17:15

Si do të jetë moti për Krishtlindje

Moti për Krishtlindje nuk premton shumë. Në zonat malore priten reshje dëbore, ndërsa pjesa tjetër e vendit me vranësira dhe reshje të dobëta shiu. Sipas Met...

16:05

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI