Flash

Mini Shengeni/ Intervista e Vuçiç në Beograd, që nxjerr bllof ato që Rama thotë në Tiranë

Lapsi.al 24 December 2019
Mini Shengeni/ Intervista e Vuçiç në Beograd, që nxjerr
Edhe njëherë ato që presidenti Vuçiç thotë kur flet për Serbët nxjerrin bllof ato që Edi Rama nxjerr nga goja kur u drejtohet shqiptarëve. i vendosur përballë kritikave të ashpra se po ringjall Jugosllavinë, se i është bashkuar një plani të Beogradit prej të cilit përfiton vetëm ai, kryeministri shqiptar ka përdorur si alibi se ai mbështetet nga BE dhe SHBA. Lexo dhe më tej:

Andi Bushati:Pinpongu i gënjeshtrave Rama -Vuçiç

Disa herë më radhe Rama ka përsëritur se mini Shengeni mbështetet nga Brukseli dhe Departamenti i shtetit. Por të paktën pjesën që i përket BE e ka hedhur poshtë presidenti serb. Ai ka dhënë të hënën në mbrëmje një intervistë të gjatë për televizionin “O2” ku ka theksuar se mini-Shengeni nuk kishte mbështetjen entuziaste të kryeqyetete europiane (përkthimi sipas tekstit të zbardhur nga Tanjug https://www.kurir.rs/vesti/politika/3381171/vucic-na-o2-nedostajalo-je-tri-dana-kampanje-da-skoro-postane-predsednik-hrvatske). Dhe për të përforcuar këtë ide Vuçiç ka shtuar se “shumëkush në Europë nuk pëlqen që Ballkani të ndërtojë fatin e tij”, pra se kjo është një përpjekje e ballkanasve dhe jo një nismë e iniciuar nga Brukseli dhe Uashingtoni.

Akademia e shkencave të Kosovës: Rama na njollosi në sy të Vuçiçit

Por, pavarësisht kësaj kundërvënieje me Europën, Vuçiç ka lavdëruar gjatë intervistës në o2 mikun e tij Edi Rama që ka demostruar një “kurajo të veçantë për mini Shengenin: ““Kryeministri Rama është në favor të bashkëpunimit tonë ekonomik, ndryshe nga disa të tjerë në rajon që këmbëngulin se ne duhet vetëm të kërkojmë ndjesë pasi jemi popull gjenocidal. Por kjo është politika e tyre. Rama, për nismën e Shengeni të vogël, ka treguar kurajë të rrallë,” tha ai gjatë intervistës duke përdorur kryeministrin shqiptar për të demaskuar qëndrimin që mban politika në Kosovë. Me këtë qëndrim presidenti serb ka nxjerrë bllof së paku gjysmën e gënjeshtrës së Ramës se inisiativë e tyre e përbashkët, mbrohet nga BE. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI