Flash

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

Pinpongu i gënjeshtrave Rama- Vuçiç

Lapsi.al 24 December 2019
Pinpongu i gënjeshtrave Rama- Vuçiç

Të hënën në mbrëmje, në emisionin “Open”, i gjendur përballë zv/kryeministrit të Maqedonisë Veriore, Bujar Osmani, i bëra atij një pyetje të thjeshtë: “Po bëhet shumë zhurmë në Tiranë lidhur me faktin se ideja e mini Shengenit përkrahet nga BE. A mund të na thoni ju që jeni i përfshirë në këtë proces, se nga kush mbështetet konkretisht”?

Nevoja për të sqaruar këtë pikë më vinte për disa arsye.

E para se kështu u spekulua për një kohë të gjatë edhe për marrëveshjen e ndarjes së Kosovës, sikur gjoja pas saj qëndronin amerikanët.

E dyta sepse shumëkush e ka etiketuar mini Shengenin si një karshillëk ndaj dështimit për të përparuar drejt BE.

Dhe e treta sepse Edi Rama është angazhuar në një propagandë të shfrenuar për mbrojtjen e idesë, që po çon përpara sëbashku me Vuçiçin, duke e paraqitur atë si një plan të dakortësuar me SHBA dhe BE.

Përgjigjja që mora ishte shumë më befasuese se sa e prisja. Me një seriozitet solemn, zoti Osmani tha: “Po, gjithçka është dakortësuar në Bruksel, nga Këshilli i koordinimit të Majlinda Bregut”.

Pra sipas tij, europiania kryesore që e paska mbështetur këtë nismë, paskësh qenë ish deputetja disidente e PD, që qeveria shqiptare e mbështeti për të marrë postin që mban.

Më shumë sesa ky pohim, do të kuptoja nga intervista që presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, jepte të hënën në të njëjtën kohë në televizionin “O2”. Përgjigjet e tij qenë pa ekuivoke. Ai e ngritne në qiell Ramën se nuk po sillej si liderët kosovarë dhe përgëzonte vullnetin e kryeministrit tonë për të çuar me guxim përpara një ide, që nuk kishte një përkrahje entusiazte nga kryeqytetet europiane. Dhe si për të përforcuar këtë ngurim të Europës, Vuçiç shtonte: “Shumëkush në Europë nuk dëshiron që ballkanasit të vendosin për fatin e tyre”.

Lexo më tej:

Mini Shengeni/ Intervista e Vuçiç në Beograd, që nxjerr bllof ato që Rama thotë në Tiranë

Pra dilema është e qartë: Kush gënjen, Vuçiç që thotë se Europa nuk do që ai me Ramën të vendosin vetë, apo kryeministri shqiptar që pretendon se mini Shengeni ka përkrahjen e plotë të Brukselit (shpresojmë mos i referohet thjeshtë Majlinda Bregut)?

Natyrisht, si “shqiptarë të mirë”, ne nuk kemi pse i marrim për 100% të vërteta thëniet e presidentit serb (ndonëse ai na foli më hapur edhe kur na tha troç se ideja e ndarjes së Kosovës ishte e tija).

Ne jemi në të drejtën tonë të besojmë se mund të jetë ai dhe jo Rama duke gënjyer këtë herë. Atij mund t’i volisë që për interesa të brendshme, për t'i folur elektoratit të vet antiperëndimor, të lërë të kuptohet se mini Shengenin e ka nisur si një inisiativë anti europiane.

Por, në këtë rast pak rëndësi ka se kush gënjen.

Me interes është një pyetje tjetër: A mund të merret seriozisht një proces përafrimi ku Rama i flet krejt ndryshe shqiptarëve dhe Vuçiç u prezanton komplet të kundërtën serbëve? A mund të ndërtohet besimi tek dy liderë, që deri dje pikturonin një rajon më të mirë, duke përforcuar kufijtë etnikë dhe duke ngritur mure, ndërsa sot predikojnë merkullinë duke rrëzuar kufijtë dhe muret? 

Natyrisht, besimi tek këta dy autokratë është zero dhe të gjithë e kanë kuptuar se ata janë të gatshëm të luajnë çdo lojë, boll që të ruajnë, me ndihmën e njëri- tjetrit, skeptrin e liderit të madh që vendos për Ballkanin. Dhe pikërisht se procedojnë në këtë mënyrë, ata shkatërrojnë kredibilitetin e çdo nisme që ndërmarrin, madje edhe të atyre që besojnë tek katër kolonat e lëvizjes së lirë, por nuk janë dakort me mënyrën banale se si po iu shitet ajo.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Gjykimi politik i dosjes "Babale"

Dënimi i ish-deputetit Salianji nga Gjykata, sipas meje – në ndryshim nga ata që u bien fanfarave se reforma po realizohet me sukses – është një moment tepër og...

13:02

Hipokrizia për suksesin e ngritjes së SPAK

Një entusiazëm hipokrit dhe një gëzim i shtirë po shoqëron ngritjen e institucionit, që prej tre vitesh e gjysëm na e kanë shitur si gurin e themelit për vendos...

14:26

Gabimet në hapa të Mini -Shengenit Ballkanik

Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në Durrës me 20 dhe 21 mund të shihet si vazhdimësi e samiteve të ngjashme që janë mbajtur viteve të f...

13:49

Paradoksi i Shqipërisë si kryesuese e OSBE

Kryeministri Rama e ka të vështirë ballafaqimin me problemet e OSBE-së, duke qenë i zhytur në baltën politike në vend. 1.  Ditën e parë të vitit të ardhshëm...

11:28

Lëreni Ramën në cirkun e tij të radhës

Janë të shumtë ata që mendojnë se tërmeti i 26 nëntorit ra si një goditje fati për Edi Ramën. Kryeministri, i mbërthyer nga monotonia dhe pasiviteti, pa asnjë r...

17:49

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI