Flash

E kapën duke drejtuar mjetin në gjëndje të dehur, ky është vendimi i gjykatës për Aleksandër Gjokën

Lapsi.al 24 December 2019
E kapën duke drejtuar mjetin në gjëndje të dehur, ky

Gjykata e Tiranës ka liruar këngëtarin e njohur Aleksandër Gjoka.

Organi i drejtësisë ka vendosur vetëm “Detyrim paraqitje” për këngëtarin shqiptar, i cili u kap i dehur në timon mbrëmjen e djeshme.

Pas iu nënshtrua testit të alkoolit, shigjeta tregoi 0.66 mg/l.

Prokurorja Elsa Kareci kishte kërkuar për këngëtarin detyrim paraqitje.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët e qarkullimit rrugor në Komisariatin e Policisë Rrugore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: A. Gj., 60 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi më datën 23.12.2019, rreth orës 00.15, është ndaluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 4 në rrugën “Sotir Caci” duke drejtuar mjetin veturë, tip ‘Chevrolet”.

Pas testimit me aparat “Drager”, nga shërbimet e Policisë Rrugore rezultoi se ky shtetas drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.66 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” .

Të këshilluara

Shpallet fituesi i Dance With Me

Mbrëmjen e djeshme është shpallur fituesi i “Dance With Me Albania”. Çifti, Era Rusi dhe Florian Agalliu arriti të rrëmbejë pikët e jurisë duke u shpallur kë...

13:37

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI