Flash

Basha në Thumanë: Shteti ka dështuar në menaxhimin e situatës së krijuar nga tërmeti

Lapsi.al 24 December 2019
Basha në Thumanë: Shteti ka dështuar në menaxhimin e

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vizituar sot banorët e Thumanës, ndërsa thotë se shteti ka dështuar në menaxhimin e situatës pas tërmetit të 26 nëntorit.

Me një postim në “Facebook”, kryedemokrati Basha pohon se Thumana nxori në pah papërgjegjshmërinë dhe dështimin e qeverisë së Ramës. Sipas Bashës, vdekja e banorëve të Thumanës i “faturohet” shtetit, pasi shton faktin, se pallatet e dëmtuara nga tërmetet e mëparshme nuk u morën në konsideratë.

Postimi i Bashës

Sot vizitova disa familje në Thumanë, zona më e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Thumana nxorri në pah papërgjegjshmërinë dhe dështimin e kësaj qeverie që shkaktoi humbjen e 24 jetëve vetëm sepse nuk mori masa për pallatet e dëmtuara nga tërmeti i 21 shtatorit dhe ai i korrikut 2018.

Ka kaluar një muaj dhe ende qytetarët, banesat e të cilëve u dëmtuan janë në ankth për fatin e tyre. Askush nuk u ka dhënë një vlerësim nëse banesat e tyre janë apo jo të banueshme. Disa janë detyruar të marrin rrezikun e qëndrimit në shtëpitë e dëmtuara duke mos pasur mundësi tjetër strehimi. Frika dhe dëshpërimi i shoqëron gjatë gjithë kohës. Ata nuk kërkojnë asgjë më tepër sesa inxhinierë që të vlerësojnë rrezikshmërinë që paraqesin banesat e tyre në mënyrë që të mos u ndodhë e njëjta gjë sic ndodhi me pallatet e shembura vetëm disa metra larg tyre

Përtej propagandës shteti ka dështuar turpshëm. Dhe e gjitha kjo vetëm që të mos preken 150 milion dollarët që shkojnë në xhepat e 10 oligarkëve. Mos reagimi i shpejtë ka rënduar gjendjen e tyre she po sjell probleme shëndetësore kryesisht tek femijët dhe të moshuarit.

Bamirësia e shqiptarëve ka qenë ndihma më e madhe që kanë marrë! Por është detyrë e shtetit që u merr taksat, tu vijë në ndihmë, tu sigurojë strehim, të vlerësojë sa më parë dëmet dhe të bëjë të mundur rindërtimin e shtëpive dhe riparimin e dëmeve. Çdo vonesë sjell dëme të mëdha për banorët, fëmijët e tyre por edhe për mbarë shoqërinë dhe vendin.

Të këshilluara

Deutche Welle: Ku po e çon BE Ballkanin?

Nga Norbert Mappes/ Në vitin 2019 u shemb një politikë 20-vjeçare e Evropës ndaj Ballkanit. 2020 duhej të ishte viti i pastrimit të rrënojave. Që në pranverë do...

17:15

Si do të jetë moti për Krishtlindje

Moti për Krishtlindje nuk premton shumë. Në zonat malore priten reshje dëbore, ndërsa pjesa tjetër e vendit me vranësira dhe reshje të dobëta shiu. Sipas Met...

16:05

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI