Flash

U mori paratë klandestinëve, ekstradohet nga Kroacia i kërkuari nga Shkodra

Lapsi.al 23 December 2019
U mori paratë klandestinëve, ekstradohet nga Kroacia i kërkuari

Nga specialistët e Interpol Tirana është bërë ekstradimi nga Kroacia drejt Shqipërisë, i shtetasit shqiptar P. P., 29 vjeç, banues në Shkodër.

Shtetasi P. P. ishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar, për kryerjen e veprave penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe "Vjedhja me dhunë".

Njoftimi i plotë: 

Vijon bashkëpunimi me homologët, me qëllim kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe dërgimin e tyre para drejtësisë.

Një tjetër i kërkuar bie në pranga, falë bashkëpunimit të Interpolit me homologët.

Nga specialistët e Interpol Tirana është bërë ekstradimi nga Kroacia drejt Shqipërisë, i shtetasit shqiptar P. P., 29 vjeç, banues në Shkodër.

Shtetasi P. P. ishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar, për kryerjen e veprave penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe "Vjedhja me dhunë".

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, në nëntor të vitit 2018, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Ky person u jepte ndihmë shtetasve të huaj për të kaluar në mënyrë të paligjshme nga Shqipëria në Malin e Zi, duke pasur si destinacion vendet e Evropës Perëndimore.

Shërbimet e Policisë Kufitare Shkodër, në shtator të vitit 2018, kanë konstatuar 6 shtetas pakistanezë, të cilët synonin të kalonin në Malin e Zi, të ndihmuar nga shtetasi P. P., i cili pasi i kishte afruar në kufi me Malin e Zi u kishte marrë nëpërmjet kanosjes 720 euro, 2 telefona celularë, si dhe 6 çanta ku mbanin dokumentet e tyre.

Si rezultat i shkëmbimit të informacionit në kohë me Interpol Tirana dhe Policinë kroate u bë e mundur kapja e këtij shtetasi me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë.

Të këshilluara

Berisha: Narko-shteti po kap drejtësinë

Pas nismës së mazhorancës për të mos e bërë detyrues betimin tek Presidenti të të zgjedhurve në organet e drejtësisë, ish-Kryeministri Sali Berisha sheh tentati...

16:16

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI