Flash

Sulmi me tritol ndaj prokurorit, reagon Gjykata e Vlorës

Lapsi.al 23 December 2019
Sulmi me tritol ndaj prokurorit, reagon Gjykata e Vlorës

Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Vlorë ka reaguar në lidhje me sulmin me tritol ndaj makinës së Prokurorit Albert Kuliçi. Në një komunikatë për mediat, trupa gjyqësore shprehet e indinjuar, ndërsa duke e konsideruar si një veprim kriminal thotë se ka cënuar jo vetëm prokurorin Kuliçi, por të gjithë profesionistët e sistemit të drejtësisë.

"E dënojmë me forcë, krimin ndaj kolegur tonë dhe kërkojmë nga të gjithë organet marrin e masave për sigurimin e jetës dhe shëndetit të kolegut dhe familjes së tij. Në këtë kohë , ku sistemi i drejtësisë është duke pësuar një reformim të thellë e radikal, solidariteti dhe ofrimi i të gjitha garancive nga sulmet kriminale, profesionistëve si z. Kuliçi është domosdoshmëri absolute për vazhdimin e detyrës publike dhe kthimin e besimit të publikut tek drejtësia", thuhet në reagim.

Po ashtu Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Vlorë thotë se mbështet prokurorin dhe veprimtarin e tij, ndërsa bën thirrje për më shumë vëmendje në trajtimin e gjyqtarëve e prokurorëve me dinjitet.

"Me bindjen që kjo ngjarje e rëndë do të zbardhet dhe autorët e saj do të çohen para ligjit, ftojmë të gjithë faktorët vendas dhe të huaj në dënimin e këtij krimi dhe mbështetjen e organeve të drejtësisë në kryerje të punës së tyre të vështirë", mbyllet reagimi.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI