Flash

Shtyhet seanca për Shullazin dhe 4 të tjerë, shkak ngërçi për kalimin nga Krimet e Rënda në Gjykatë të Posaçme

Lapsi.al 23 December 2019
Shtyhet seanca për Shullazin dhe 4 të tjerë, shkak

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe krimit të Organizuar ka shtyrë seancën për Emiljano Shullazin dhe 4 të pandehurit e tjerë për shkak të kalimit nga Gjykate e Apelit për Krime të Rënda në GJKKO e Apelit.

Avokatët kërkojnë që t’u vihen në dispozicion një akt i kalimit për kompetencë gjithashtu ata çmuan se dy anëtarët e trupës gjykuese Artur Kalaja dhe Etleva Temo nuk janë gjyqtarë të posaçëm dhe për këtë arsye duhet që të shprehet Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Në lidhje me këtë ngërç procedural u shprehën edhe prokurorët e prokurorisë së posaçme të zgjedhur me short Altin Dumani dhe Eneid Nakuçi të cilët kërkuan që duhet të shprehet KLGJ në lidhje me trupën gjykuese. Ndërsa avokati i caktuar kryesisht nga gjykata për Endrit Zelën ka dhënë dorëheqjen nga mbrojtja e tij.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI