Flash

Ramë Lahaj letër publike kushtuar Edi Ramës: Zoti e ruajtë Shqipërinë nga shqiptarët si ti

Lapsi.al 23 December 2019
Ramë Lahaj letër publike kushtuar Edi Ramës: Zoti e ruajtë

Tenori i famshëm shqiptar, Ramë Lahaj, ka qenë kundër iniciativës së Kryeministrit Rama për të bashkëpunuar me presidentin serb Aleksandër Vucic.

Vucic mori pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor për Shengenin Ballkanik, që u mbajt në Tiranë.

Në një status të gjatë në Facebook, ai i tregon Ramës se shqiptarët e Kosovës s’ja harrojnë Serbisë makabrën në trojet e tyre.

“Ti ‘kryeministri im’

Marrë parasysh që jam artist, e nuk kuptoj shumë nga politika jote, ‘të më falësh’ se mund të gaboj, sepse unë gjykoj nga dhimbja, rrjedhimisht mund të sjellë këtë përfundim, ndoshta të nxituar për mendjen tënde të ndritur, sepse ti i di të gjitha.

S’ka shumë kohë që si 15 vjeçar, kam ecur mbi njerëz të vrarë e të masakruar, kam lënë shtratin e djepin e fëmijërisë për ta gjetur atë krejtësisht të djegur nga miqtë e tu të sotëm. E shoh se ti nuk e kupton këtë, nuk e ke parë as ne CNN apo ndoshta edhe nëse e ke parë ishe në gjendje tjetër, e gjithçka të është duk si film. Për këtë ndoshta nuk bashkëndjenë me dhimbjen tonë.

Ti, që sot i paske ‘zhveshur trenerkat’ dhe dole në kostum për të respektuar mikun tënd, e vrasësin tim, na ftoje t’i ulemi përballë sikur asgjë të mos kishte ndodhur kurrë. Përveç kësaj më fajëson mua përse nuk darkojë e bëj pazare me të, ti që përveç injorancës dhe ofendimit për secilin që mendon ndryshe nga ti, nuk di tjetër! Ti edhe po deshe,s’të lejojmë që me thundrën tënde të pistë të shkelesh mbi gjakun e fëmijëve dhe dëshmorëve tanë që Kosovën e kanë larë me gjak, në çdo pëllëmbë të saj. Jo ty!

Rri andej kufirit dhe traut që na gjobite, edhe atëkohë kur të sollëm bukën e gojës, sepse ti as shqiptar s’je. S’je asgjë tjetër pos një psikopat që injoron dhimbjen e çdo nëne kosovare që sot prehrin e ka bosh mu shkaku i miqve tuaj.

Andaj duhet ta dish, që me Serbinë ulemi kur ajo të kërkojë falje për fëmijët e pleqtë e masakruar, për të zhdukurit tanë që sot as varrë për të vajtur për ta nuk kemi, për përdhunimet e motrave e nënave tona.

Vetëm atëherë ulemi dhe prapë jo me ndërmjetësimin tënd për Mini Schengen por me praninë e SHBA-së për një Euro-Schengen.

Zoti e ruajtë Shqipërinë, nga shqiptarët si ti!”- përfundon tenori.

Shpërndaje

Të këshilluara

Çfarë thotë Arilena Ara për Elvana Gjatën

Pak pasi rrëmbeu kupën e çmimit të parë të Festivalit të Këngës, Arilena Ara iu përgjigj disa pyetjeve kureshtare nga gazetarët, në Post Fest, drejtuar nga Eni ...

09:46

Arilena Ara fiton Festivalin e Këngës

“Festivalit të Këngës” i erdhi fundi dhe fituesja, ashtu sikurse dhe ishte dëshira e publikut, është Arilena Ara me “Shaj”. Këngëtarja do të na përfaqësojë n...

00:10

Renis Gjoka zbulon martesën e tij

Renis Gjoka ka qenë i ftuar në “Shiko Kush LUAN” këtë të shtunë, ku ka folur jo pak për të rejat në jetën e tij personale. Për shumë vite nuk e njohu asnjëherë ...

13:41

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI