Flash

Padia qytetare që sfidon SPAK: “Hetoni koncesionin e dyshimtë të sterilizimit”

Lapsi.al 23 December 2019
Padia qytetare që sfidon SPAK: “Hetoni koncesionin e dyshimtë

Me sa duket do të jenë qytetarët e angazhuar dhe shoqëria civile që do ta vënë në provë reale SPAK. Sot përpara Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion janë paraqitur mjeku Artan Koni (majtas ne foto) dhe Aktivisti Endri Shabani, për të hedhur një hap që shumë pak qytetarë kanë ndërrmarrë nismën ta bëjnë në këtë vend: Të denoncojnë penalisht shtetarët që kanë ndërrmarrë koncesionin e dyshimtë të sterilizimit të paisjeve mjeksore.

https://www.facebook.com/thurje/videos/464776944442465/

Në emër të lëvizjes "Nisma Thurje" ata kanë kërkuar hetim penal për një koncesion që shqiptarëve u kushton 17 milionë euro në vit ndërkohë që në spitalet tona i njëjti shërbon kryehej me 10 fish më pak. Padi përmblidhet në katër pika kryesore. Në dyshimin nëse ishte i nevojshëm apo jo ku koncesion, për kushtet dhe rrethanata e dhënies së tij, në hartimin e kontatës me privatin që mund ti shkaktojë humbje shtetit dhe për çmimin e saj marramendës.

Lexo më tej:

Kompania me 1 të punësuar fiton tenderin 100 milionë USD për sterilizimin

Edhe më parë mjeku urolog, Artan Koni që ka dorzuar sot padinë pati denoncuar me dy video atë që ai e quan "grabitje kolosale". Sipas tij koncesionari i strelilizimit "Sani Service" po merr më shumë para sesa janë parashikuar. Sipas statistikave që ai ka mbledhur gjatë 2018 janë kryer rreth 90 mijë ndërhyrje kirurgjikale për të cilat shteti i ka kaluar koncesionarit 17 milionë euro, ose 3.6 milionë më shumë sesa parashikimi. Dhe nisur nga kjo ministria ka bërë kërkesën absurde: në vend që të negociojë ulje çmimesh me privatin, i thotë mjekve operoni më pak të sëmurë, sikur kjo të ishte një çështje dëshirash (video poshte shpjegon gjithe dyshimet).

Në vazhdën e këtij denoncimi publik, “Nisma Thurje” sot i është drejtuar SPAK vetëm disa ditë pas fillimit të punës prej saj. Në padinë e tyre thuhet:”Ne, qytetarët shqiptarë, kemi pritshmëri të larta në punën tuaj, dhe besojmë se me punën tuaj ju do t’i jepni fund pandëshkueshmërisë së pushtetarëve dhe do të na riktheni besimin tek drejtësia”.

E gjithë shëndetësia me koncesion: 4 shërbime të tjera i jepen privatit në fund të mandatit

Dhe nëse vërtet ka ndopak pavarësi, SPAK nuk ka shanc më të mirë për të nisur një hetim që nuk frymëzohet nga politika por nga qytetarët.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI