Flash

Studiuesit tregojnë pse kënga e Mariah Carey i ka mbijetuar Krishtlindjeve

Lapsi.al 22 December 2019
Studiuesit tregojnë pse kënga e Mariah Carey i ka mbijetuar

Të paturit një këngë sezonale, të përvitshme, në këtë rast një këngë Krishtlindjesh, mund të jetë një biznes më vete. Çdo vit, artistët marrin të ardhura shtesë nga një këngë e vetme. Për shembull, sipas një raportimi të The Economist në 2016-n, Mariah Carey fitonte vetëm nga Mbretëria e Bashkuar 60 milionë dollarë në vit nga përdorimi i këngës.

"All I Want for Christmas Is You" u publikua në vitin 1994, kur Mariah ishte vetëm 25 vjeçe. Prej asaj kohe, kënga e Krishtlindjeve dëgjohet çdo vit, me të po të njëjtin interes si në '94-n. Së fundmi, kënga u rendit në vendin e parë në Hot100 në Billboard, për herë të parë në 25 vite.

Për aq kohë sa këngët e Krishtlindjeve janë një biznes më vete, pse ka kaq pak këngë të famshme për festat e fundvitit? Në fakt, një pjesë e mirë e artistëve publikojnë këngë me rastin e festave, por njerëzit nuk i dëgjojnë. Ato nuk kthehen në hit, nuk vendosen nëpër radio, televizion, qendra tregtare dhe festa. Këto këngë të reja duket sikur nuk ekzistuan kurrë. Dan Vallie, presidenti i National Radio Talent System në Amerikë, institut që zbulon dhe përgatit talentet e ardhshme në fushën e radios, tha për CNN se problemi me këngët e reja të Krishtlindjeve qëndron te fakti që nuk kanë thjeshtësinë. "Gjëja më e ndërlikuar te këngët e Krishtlindjeve qëndron te thjeshtësia. Por të shkruash një këngë të thjeshtë është e vështirë," tha ai.

Sipas Vallie, këngët e fundvitit duhet të jenë këngë me melodi ritmike, të cilat të ftojnë të kërcesh, të bëjnë të humbasësh mes tingujve, të përcjellin tingujt e këmbanave, fëmijëve që vrapojnë, të qeshurave dhe përqafimeve.

Kjo është arsyeja pse kur vjen puna te këto këngë, Shakin' Stevens (Merry Christman Everyone), Mud (Lonely This Christmas), Darlene Love (Chistmas - Baby Please Come Home) apo Mariahh Carey (All I Want For Christmas Is You) qenë më të suksesshëm aty ku Whitney Houston, Britney Spears apo Kanye West nuk mundën.

Të këshilluara

Rita Ora në versionin The Simpson

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, po shijon këtë fundvit disa ditë të mira pushimi. Ajo bashkë me familjen e saj kanë zgjedhur ishullin luksoz...

20:50

Jessie J, e lumtur pas ndarjes

Jessie J siguroi fansat se është ‘e lumtur’ pas ndarjes me Channing Tatum. 31-vjeçarja postoi një video të shkurtër në Instagram me përshkrimin: E lumtur. Je...

18:30

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI