Flash

Stresi reagon ashpër ndaj festivalit të këngës, 'Bindjet politike më penalizuan'

Lapsi.al 22 December 2019
Stresi reagon ashpër ndaj festivalit të këngës,

Kur u publikuan emrat e finalisteve të “Festivalit të Këngës”, ku Stresi dhe Eli Fara nuk u kualifikuan në finale, Stresi shkroi në Instagram. Reperi falenderoi përzemërsisht publikun që e mbështeti, uroi finalistët dhe theksoi se ishte një privilegj që punoi me Vera Grabockën. Mirëpo së fundmi, reperi ka folur me tone të ashpra kundër Festivalit.

Në një deklaratë tashmë të fshirë, por të ruajtur nga Iconstyle.al, Stresi shprehet se mospjesëmarrja e tij në finale lidhet me bindjet politike.“Vetëm television shqiptar nuk jeni. Keni kompozitor të huaj në festivalin tonë kombëtar? Si mund të shkojë në Eurovizion një kompozitor i huaj dhe të përfaqësojë Shqipërinë?”

Ndonëse nuk përmend emra, kuptohet qartazi se reperi e ka fjalën për Darko Dimitrov, kompozitori nga Maqedonia e Veriut, i cili ka realizuar këngën “Shaj” të Arilena Arës dhe “Eja merre” të Era Rusit. Në vijim të deklaratës, reperi, përkrahës i Partisë Demokratike, thotë se është përjashtuar sepse “bindja e tij politike nuk bashkohet me bindjen e Televizionit Shqiptar”.

Në një tjetër video të postuar në Instagram, Stresi shkruan: “Mendoni sa shumë të rinj të Shqipërisë do i këndojnë sonte përmendësh këngët e natës finale. Do thoja këngën e Elvana Gjatës, sepse e meriton. Ka sjellë një super super super hit në këtë Festival, por shumicën e këngëve s’do i mbaj mend njeri jo. Oh, no.”

Të këshilluara

Renis Gjoka zbulon martesën e tij

Renis Gjoka ka qenë i ftuar në “Shiko Kush LUAN” këtë të shtunë, ku ka folur jo pak për të rejat në jetën e tij personale. Për shumë vite nuk e njohu asnjëherë ...

13:41

Rita Ora në versionin The Simpson

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, po shijon këtë fundvit disa ditë të mira pushimi. Ajo bashkë me familjen e saj kanë zgjedhur ishullin luksoz...

20:50

Jessie J, e lumtur pas ndarjes

Jessie J siguroi fansat se është ‘e lumtur’ pas ndarjes me Channing Tatum. 31-vjeçarja postoi një video të shkurtër në Instagram me përshkrimin: E lumtur. Je...

18:30

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI