Flash

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

Rama nuk është tradhëtari që duhet akuzuar, por sharlatani që duhet mëshiruar

Lapsi.al 22 December 2019
Rama nuk është tradhëtari që duhet akuzuar, por sharlatani
Asnjë lider shqiptar i këtyre 30 vjetëve nuk ka qenë kaq i suksesshëm sa të unifikojë kundër vetes të gjithë faktorët politikë dhe mediatikë në Kosovë. E ka arritur vetëm Edi Rama. Po aq sa me aktet, po aq edhe me “guximin” për të qenë cinik, brutal dhe ironik me të gjithë liderët e Prishtinës, të cilët nuk ka ngurruar t'i telendisë nën praninë e Aleksandër Vuçiçit. Lexo më tej:

Mini Shengeni/ Rama godet Kosovën në sy liderëve ballkanikë

Natyrisht kjo arrogancë prej “derri të kënaqun” ka shkaktuar një valë zemërimi në pjesën tjetër të kombit. Të gjithë një zëri po e etiketojnë si tradhëtar, tregëtar interesash kombëtare, rilindës së Jugosllavisë, fatkeqësi për shqiptarët. E çuditshme është se me të njëjtën gjuhë po flasin edhe anonimët në rrjetet sociale edhe deputetët e sapo zgjedhur të kuvendit të Kosovës.

Mini Shengeni/ Vazhdon fortuna anti Rama në Kosovë

Por, shtrirja e gjërë e kësaj mase akuzatorësh nuk do të thotë automatikisht se ata kanë të drejtë. Në fakt, Edi Rama nuk do as të ringjallë federatën e marshallit Tito, as të shesë ndonjë copë Kosovë, ashtu si koncesionet dhe PPP që shpërndan në Shqipëri, as nuk është i blerë nga Vuçiçi dhe as nuk e kanë rekrutuar shërbimet serbe. Ai ka tjetër hall dhe këtë e tregojnë më së miri qëndrimet e tij kontradiktore. A e mbani mend si iu kundërvu fillimisht ministrave të kabinetit të tij, që e kritikuan taksën 100% ndaj produkteve serbe? A e mbani mend si e mbrojti atë plot pathos, atëherë kur pozonte së bashku me Ramushin, me duart mbi flamur dhe kur donte të rrëmbente skeptrin e përbashkuesit të shqiptarëve? Po tani e keni dëgjuar ç’thotë? Pretendon se taksa nuk qe një qëllim, por një mjet dhe kur Makron propozoi liberalizimin e vizave, kundrejt pezullimit të saj, ai duhej dëgjuar. Gënjeshtra është foshnjore dhe piruetat po aq qesharake. Sikur Prishtina e kishte vënë taksën për të negociuar vizat me Francën dhe jo si kundërpërgjigje ndaj politikave anti- njohjeve dhe mungesës së reprocitetit nga Serbia, që vazhdojnë po njësoj. Vetëm kjo fabul mjafton për të treguar se Edi Rama nuk ka as qëllime, as ideale dhe as objektiva afatgjata. Ai thjesht kërkon vëmendje dhe protagonizmin si një adoleshente e përdalë, që është e gatshme të përdridhet mbi shtratin me flamur të Ramushit dhe ta tradhëtojë atë menjëherë, sapo i shkel syrin për një fabul më të bukur Makroni. E njëjta mungesë konsistence dallohet qartë edhe në dy aventurat e fundit në të cilat është bërë pjesë. I njëjti njeri që mbështeti idenë e ndryshimit të kufijve, të rikthimit të paqes përmes ngritjes së mureve etnike, madje që qe i gatshëm t'i kundërvihej edhe kancelares Merkel për një ide që kujtonte se kishte mbështetje amerikane, bëri 180 gradë prapaktheu. Pa varrosur mirë idenë e parë, ai po mbron me mish e me shpirt të kundërtën e saj, pra lëvizjen e lirë, ku muret bien, ku kufijtë shkrihen, ku etnitë relativizohen. Po përse ai angazhohet në këto pirueta kaq kundërthënëse, që e detyrojnë shpesh të përgënjeshtrojë vetveten? Përgjigjja është e thjeshtë. Sepse Edi Rama është një politikan në fund të ciklit. Ne vendin ku drejton ai, tashmë është njëhsuar me një diktator kleptokrat, që punon vetëm për dhjetë vetë dhe që shtyp pjesën tjetër. Ai është kryeministri i të vetmit shtet europian me parlament dhe pushtet lokal monist. Ai është lideri i një vendi që Europa për ta pranuar e ka bombarduar me kushte, që nga hetimi i zgjedhjeve të vjedhura e deri tek lufta kundër kriminelëve që ka veshur vetë me pushtet. Edi Rama i di të gjitha këto. Ai e ndjen fundin e ciklit të vet të palavdishëm. Prandaj ashtu si kumarxhiu i rrënuar, që shpreson të ringrihet me kacidhen e fundit, ai po kërkon të luajë me një fabul të re rajonale dhe ndërkombëtare. Pikërisht për këtë, ai herë i bashkohet Ramushit e Hashimit për të unifikuar kombin, herë Vuçiçit për të ndarë Kosovën, apo sërish atij dhe Zaevit për të rrëzuar muret në Ballkan. Ai nuk ka qëllime dhe aspirata, ai thjesht po sillet si një sharlatan që shpreson se e shkuara mund të riblihet duke rishpikur një histori të re. E në këtë kuptim, të gjithë ata që e akuzojnë se është në mision, se është kapur nga Vuçiçi, se do të rindërtojë Jugosllavinë, janë të padrejtë me të. Sepse në thelb ai nuk do t’i shërbejë askujt, thjesht kërkon të shpëtojë vetveten nga fundi i turpshëm që e pret. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Gjykimi politik i dosjes "Babale"

Dënimi i ish-deputetit Salianji nga Gjykata, sipas meje – në ndryshim nga ata që u bien fanfarave se reforma po realizohet me sukses – është një moment tepër og...

13:02

Hipokrizia për suksesin e ngritjes së SPAK

Një entusiazëm hipokrit dhe një gëzim i shtirë po shoqëron ngritjen e institucionit, që prej tre vitesh e gjysëm na e kanë shitur si gurin e themelit për vendos...

14:26

Gabimet në hapa të Mini -Shengenit Ballkanik

Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në Durrës me 20 dhe 21 mund të shihet si vazhdimësi e samiteve të ngjashme që janë mbajtur viteve të f...

13:49

Paradoksi i Shqipërisë si kryesuese e OSBE

Kryeministri Rama e ka të vështirë ballafaqimin me problemet e OSBE-së, duke qenë i zhytur në baltën politike në vend. 1.  Ditën e parë të vitit të ardhshëm...

11:28

Lëreni Ramën në cirkun e tij të radhës

Janë të shumtë ata që mendojnë se tërmeti i 26 nëntorit ra si një goditje fati për Edi Ramën. Kryeministri, i mbërthyer nga monotonia dhe pasiviteti, pa asnjë r...

17:49

Pa dënim nuk ka rindërtim

Në të njëjtën ditë që Xhulia Aliaj po përgatitej të dilte përpara gjykatës për të shqyrtuar masën e arrestit ndaj saj, Vangjush Dako u rifut në zyrat e bashkisë...

10:03

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI