Flash

Mini-shengeni që na lë dopjo-gjashtën në dorë

Lapsi.al 22 December 2019
Mini-shengeni që na lë dopjo-gjashtën në dorë

Ne shqiptarët në vitin e largët ’90 u nisëm për Bruksel e Strasburg dhe ja tani pas 30 vjetësh përfunduam në Beograd!

E kemi në fis!

U nisëm me Gjergjin për në Napoli përfunduam në Stamboll!

U nisëm për në Moskë përfunduam në Beograd!

U nisëm nga Moska përfunduam në Pekin!

Si është e mundur?

Ore mos jemi budallenj ne?!!!

Eshtë njësoj si të nisesh me tren për në Pogradec dhe të përfundosh prapa Malit të Dajtit!

Nejse, më vonë, pas disa orësh, do ta them çfarë mendoj se tani po nisem për Durrës të bëj një lojë domino me shokët aty ulur te bordurat buzë detit te Hekurudha!

Gjeopolitikë e madhe kjo!

Po Nako Spiru kur do ta vrasi veten???

Kam ethe për domino se radhën e kaluar Lomi kishte fut në lojë dy dopja gjashta që më ngecën mua në dorë!

Është hilecak dreqi, por gjatë dominos trajtojmë edhe çështje gjeopolitike dhe kështu do jem më i përgatitur!

Ishalla nuk ka shumë ballë deti, nuk fryn shumë erë dhe nuk bie ndonjë nga ky bukëshkali i paturpshëm, imoral që na vika nga përplasja e Afrikës me Evropën!

Çfarë viti 2019!

Nuk e them kot te libri im Shoqëria Piramidale si viti më i çuditshëm i historisë sonë!

Na la pa shtet, na hodhi tërmet, na tani edhe minishengenin prej gajasmë!

Dopjogjashtë!

Të këshilluara

Astiri, hakmarrja e ftohtë e Kryeministrit

Nga Ermal Mulosmani Një dukuri e paligjshme, nëse përsëritet një numër të konsiderueshëm rastesh, kthehet në të ligjshme. Nëse një tabelë thotë “Ndalohet Duh...

16:11

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI