Flash

Visjan Ukcenaj: Nuk kam para as për të blerë shtëpi, ndryshe nga ata të instagramit

Lapsi.al 21 December 2019
Visjan Ukcenaj: Nuk kam para as për të blerë shtëpi, ndryshe

Këtë të shtunë, Visjan Ukcenaj ka qenë i ftuar në “Një ditë me Dojnën” në Pop Culture.

Ai ka folur për karrierën e tij ku ka treguar se e do shumë profesionin e tij ndonse nuk është fitimprurës. Dojna Mema e ka pyetur Visjanin se sa para fiton. “Me thënë të drejtën jam shumë i pasur, jam ndër njerëzit mē të pasur që njoh sepse kam një djalë të shëndosh si drita, kam partneren dhe jam shumë i lumtur me familjen time. Bëj një jetë shumë normale, pasuria ime e vetme është familja, s’kam asnjë pasuri tjetër. Praktikisht nga ana monetare mund të them edhe që jam i varfër.”-ka treguar ai. Më tej është ngacmuar nga Dojna për faktin se për njerëzit e ekranit thuhet që janë të pasur, madje shohim shumë vajza me makinat e fundit., “Si ka mundësi more plak unë kam gjithë jetën që punoj, jam lodhur kam bërë 2-3 punë dhe s’kam mundësi të ble një shtëpi, një makinë luksoze, si ka mundësi dikush që s’ka bërë asgjë në jetë ka nxjerrë b*thën në Instagram ka makina ka çdo gjë. Kjo me irriton sepse shikon në fund të muajit je aty ku ishe, je gropë prap.”- ka përfunduar aktori.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI