Flash

Vetëvendosje Tiranë: Shqiptarët nuk i mirëpresin kriminielët e luftës!

Lapsi.al 21 December 2019
Vetëvendosje Tiranë: Shqiptarët nuk i mirëpresin

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë ka reaguar përmes një deklarate për mediat lidhur me vizitën në Tiranë të presidentit serb Aleksandër Vucic. Vetëvendosje thotë se 'shqiptarët nuk i mirëpresin kriminelët e luftës'.

Deklarata

Vizita në Shqipëri e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u prit me një aksion protestues, ashtu siç i takon të pritet një kriminel lufte që vjen të pozojë si bamirës. E gjithë kjo farsë dhe padrejtësi po i mundësohet Vuçiçit nga qeveria Rama, që është hedhur me nguti të madhe në projektin e mini-Schengenit. Ky projekt kundërshtohet me të drejtë njëzëri në Kosovë nga të gjitha forcat politike. Aktivistë të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri dhe qytetarë u bënë bashkë në parkun përball “Hotel Rognerit” në Tiranë, aty ku Vuçiç filloi takimin e tij të parë me Ramën, për të reaguar kundër qëndrimeve dhe politikave të Serbisë, si dhe kundër projektit anti-kombëtar të mini-Schengenit. Për këtë projekt, nuk janë pyetur qytetarët, por ai po shtyhet përpara në favor të importuesve të mëdhenj nga Serbia, si krye oligarku Samir Mane. Mini-Schengeni rrit pabarazinë mes shteteve të rajonit, ashtu siç rrit edhe pabarazinë brenda Shqipërisë, duke goditur prodhimin vendas dhe punësimin, e duke rritur varfërinë.

Prandaj, parku përball “Hotel Rogner” u kthye në një vend proteste, mbushur me parrulla që tregojnë të vërtetën mbi të kaluarën kriminale të Serbisë, dhe të tashmen e saj agresive ndaj shqiptarëve. Gjatë këtij aksioni, ndër të tjera, aktivistët krijuan një instalacion të atypëratyshëm duke vendosur në park parrulla të cilat tregonin fakte të krimeve të Serbisë ndaj shqiptarëve dhe deklarata raciste të qeveritarëve të Serbisë, bashkë me qëndrimet për mosnjohjen e Kosovës.

Historikisht Serbia është përpjekur të mbjellë përçarje te shqiptarët, duke pretenduar se “shqiptarë të këqinj” janë ata që në Kosovë kanë kundërshtuar sundimin dhe hegjemoninë serbe, ndërsa ajo nuk ka probleme me “shqiptarët e mirë” të Shqipërisë që i vinë pas avazit. Rama po paraqitet para Vuçiçit si shqiptar i mirë për Serbinë. Aksioni protestues dëshmoi se shqiptarët dinë të protestojnë për ta refuzuar përçarjen kombëtare që shtynë Serbia në bashkëpunim me ata pushtetarë shqiptarë që ndjekin axhendën e saj.

Plani për ta paraqitur Vuçiçin si bamirës të njerëzve të prekur nga tërmeti në Shqipëri u diskreditua një herë e mirë. Projekti i mini-Schengenit do të dështojë, ashtu siç dështoi edhe projekti për copëtimin e Kosovës, sepse protestat do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, deri sa të vendoset drejtësi. Kemi nevojë për forcimin e bashkëpunimit Shqipëri-Kosovë, e jo për një neojugosllavi.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI