Flash

Perfomanca e diskutuar: Ekspertët analizojnë gjuhën e trupit të Selena Gomez

Lapsi.al 21 December 2019
Perfomanca e diskutuar: Ekspertët analizojnë gjuhën e trupit

Selena Gomez performoi e para në American Music Awards, në fund të nëntorit, jo një, por dy këngë. “Ekspertëve” të internetit u ra në sy fakti që këngëtarja stonoi, ndërkohë që ekspertët e gjuhës së trupit analizuan së fundmi gjestet e këngëtares gjatë performancës mediatike. “Tekstet ishin të fuqishme dhe mendoj se janë dedikime personale,” shpjegoi Cobb.

Më tej, ajo shtoi: “Kur filloi të këndonte, Selena e kishte dorën përpara barkut. Kur njerëzit bëjnë këtë veprim, duket se përpiqen t’i sigurojnë vetes rehati. Përmes këtij veprimi, ju bllokoni njerëzit e tjerë t’ju shqetësojnë. Duket sikur përpiqeni të mbroheni”. Përsa i përket mbajtjes së mikrofonit, Blanca Cobb theksoi se përpos faktit që Selena po performonte, pra rrjedhimisht do ta prekte mikrofonin, një veprim i tillë është edhe një gjest që tregon se keni nevojë për mbështetje. “Sigurisht që është një lloj mbështetjeje fizike, por mendoj se më shumë sesa fizike, ishte një mbështetje emocionale.

Në vijim, ekspertja u ndal edhe te mbyllja e syve. Sipas saj, Selena e përsëriti një veprim të tillë për shumë gjatë, çka dëshmon tensionin që po përjetonte.

Në përfundim, ajo nuk lë kurrsesi pa komentuar edhe një detaj të vogël, por të rëndësishëm. Kur po këndonte pjesën “Të vendosa të parin” (pjesë e tekstit në Lose You to Love Me), Selena rrudhi hundën. Sipas Cobb,  kjo është një shenjë neverie. “Kjo është një shenjë neverie. Edhe kur këndoi pjesën ‘Më duhej të të urreja ty që të doja veten’, hunda e saj pësoi një lëkundje karakteristike.”

Të këshilluara

Ledri tregon planet për martesë

Ai është përfolur shumë për jetën e tij private ku thuhet se është në një lidhje me një vajzë që quhet Sara Hoxha, por që nuk i përket botës së show...

19:39

Andy Gram shpreh ndjenjat e tij për Elvanën

Mbrëmjen e kaluar, Elvana Gjata performoi në natën e parë të festivalit të ‘RTSH-së’ me këngën ‘Me tana’, e cila u kthye në një hit që prej publikimit të saj. P...

18:32

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI