Flash

PD 'mburret' me foton e Reuters për protestën: Arritëm të sensibilizojmë opinionin ndërkombëtar

Lapsi.al 21 December 2019
PD 'mburret' me foton e Reuters për protestën: Arritëm

Zyra e shtypit të PD ka shpërndarë një foto të agjencisë Reuters, e cila ka përzgjedhur si foto e vitit një foto nga Shqipëria. Më saktë nga protestat e opozitës. Ndonëse në fakt merita për foton është e realizuesit të saj, fotografit të Reuters në Shqipëri, Florion Goga, PD thotë se kjo dëshmon që opozita ka arritur të sensibilizojë opinionin ndërkombëtar për kauzën e saj.

"Agjencia e njohur mediatike, “Reuters” ka bërë përzgjedhjen e fotove të vitit 2019 nga çdo vend. Për Shqipërinë, agjencia ka zgjedhur si foto të vitit, një moment nga protestat e opozitës gjatë gjysmës së parë të vitit që po mbyllim. Protestat e opozitës sensibilizuan komunitetin ndërkombëtar për problemin e zgjedhjeve të lira në vend. Ndërkohë një vit më parë, Reuters përzgjodhi si foto të vitit një tjetër protestë të opozitës shqiptare në parlament. Bëhet fjalë për sulmin me miell ndaj kryeministrit Edi Rama", thuhet në njoftimin e PD.

Por pavarësisht kësaj fotoje dhe protestave të shumta që zhvilloi, PD nuk arriti dot në fakt as të largonte Edi Ramën dhe as të ndalonte zgjedhjet moniste të 30 qershorit. Sot jemi në kushtet kur Edi Rama kontrollon gjithcka dhe vendi po rrëshqet drejt një regjimi të ngjashëm me atë në Turqi dhe Rusi. Duket se edhe pas situatës së krijuar me tërmetin, opozita është tërhequr shumë nga aksioni i saj duke lënë të kuptohet se do të shkojë në zgjedhje me Edi Ramën në vitin 2021 kur mbaron mandati i kësaj qeverie.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI