Flash

Kastro Zizo tregon pse i dedikoi këngën nënës në Festivalin e Këngës

Lapsi.al 21 December 2019
Kastro Zizo tregon pse i dedikoi këngën nënës në

Kastro Zizo ka qenë i ftuar në “Pasditja Ime”, ku ndër të tjera ka folur për këngën “Asaj”. Një përfaqësim emocionues në Festivalin e Këngës, për të cilin Kastro ka patur jo pak për të shpjeguar.

“Kam dashur t’ia dedikoja me herët, por vendosa që ta bëj në skenën e festivalit të madh. Nuk ia kam premtuar. Ka qenë një njeri i jashtëzakonshëm, mund t’i dedikoj edhe një film, një video, nuk jam i vetmi që kam humbur nënën por si mesazh qëndror kam dhënien e dashurisë ndaj nënës sa është ende në jetë, pasi më pas është vonë”, është shprehur Kastro.

Ai ka zbuluar se nëna nuk ka qenë fansja e tij më e madhe dhe se mes tyre kishte një raport të veçantë, disi të ftohtë por që përbrënda kishte një dashuri të madhe. “Ka pasur shumë momente që i kam krijuar probleme por nuk ia kam shprehur si duhet ndjenjat, dashurinë. Kam qenë arrakat e më ka bërë kritika, unë i besoja kritikat e saj”, ka thënë ndër të tjera, Kastro.

Të këshilluara

Ledri tregon planet për martesë

Ai është përfolur shumë për jetën e tij private ku thuhet se është në një lidhje me një vajzë që quhet Sara Hoxha, por që nuk i përket botës së show...

19:39

Andy Gram shpreh ndjenjat e tij për Elvanën

Mbrëmjen e kaluar, Elvana Gjata performoi në natën e parë të festivalit të ‘RTSH-së’ me këngën ‘Me tana’, e cila u kthye në një hit që prej publikimit të saj. P...

18:32

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI