Flash

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Kamerat e sigurisë kanë kapur personin që vuri tritolin tek makina e prokurorit të Vlorës

Lapsi.al 21 December 2019
Kamerat e sigurisë kanë kapur personin që vuri tritolin tek

Zbardhen detaje të tjera nga atentati me tritol në Vlorë, i cili kishte për shënjestër prokurorin Albert Kulici. Mësohet se kamerat e sigurisë të zonës në lagjen “28 nëntori”  kanë kapur një person të maskuar i cili shihet teksa i është afruar makinës së prokurorit Albert Kuliçi dhe dyshohet të ketë vendosur aty lëndën plasëse, që më pas hodhi në erë mjetin.

Pamjet e kësaj kamera sigurie mund të hedhin dritë mbi atë që ndodhi mbrëmjen e djeshme. Në pamje duket një makinë e cila ka hyrë kundravajtje në rrugicën ku ndodhej parkuar makina me targë AA 583OO e prokurorit Kuliçi dhe prej saj zbret një person i maskuar.

Ai i është afruar makinës së prokurorit dhe ka hedhur sasinë e eksplozivit i cili ka shpërthyer disa sekonda më pas. Autori duket teksa rikthehet te makina me të cilën erdhi dhe është larguar nga e njëjta rrugicë.

Tritoli i vendosur në makinën e prokurorit të Vlorës Albert Kuliçi, duke ia shkatërruar plotësisht ka lidhje vetëm me detyrën që ai mban dhe asnjë konflikt tjetër personal dhe këtë e ka konfirmuar kryetari i Gjykates Vlorë Skënder Haluci, i cili ka folur sot për mediat pas ngjarjes së rëndë.

Burimet thanë se prokurori ne fjale ka hetuar ish kryebashkiakun e Vlores Shpetim Gjika, per ceshtjen e Parkimeve ne qytetin bregdetar. Ne ate kohe, ai ka kerkuar burgosjen e Gjikes ne gjykate. Nderkohe ka edhe ceshtje te tjera ne hetim, qe lidhen me pronat ne Vlore, nje ceshtje e nxehte ne kete qytet.

Ngjarjen e kanë dënuar presidenti i republikës, Ilir Meta dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Ata kanë kërkuar zbardhjen e saj sa më shpejtë. Ky është rasti i dytë brenda pak kohësh që i bëhet atentat një prokurori. Kujtoni pak javë më parë atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja në Durrës.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/12/WhatsApp-Video-2019-12-21-at-07.15.23.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI