Flash

Edhe pas 10 vitesh, ende ngelet mister vdekja e aktores, Brittany Murphey

Lapsi.al 21 December 2019
Edhe pas 10 vitesh, ende ngelet mister vdekja e aktores, Brittany Murphey

Sot është 10-vjetori i ndarjes nga jeta të aktores së famshme amerikane Brittany Murphy. Dhe një dekadë më vonë vdekja e saj mbetet mister.

Ajo u rrëzua dhe vdiq në dyshemenë e banjës në moshën 32-vjeçare.

Në atë kohë, nëna e saj Sharon tha se Brittany ishte ankuar se kishte probleme me frymëmarrjen.

Ajo tha se myku toksik që u gjet në shtëpinë e Brittany mund të ketë kontribuar në vdekjen e së bijës.

Në autopsinë e aktores së ndjerë u përmend pneumonia, anemia e shkaktuar nga mungesa e hekurit dhe një përzierje të ilaçeve pa recetë.

Bashkëshorti i saj Simon Monjack, 40-vjeç në atë kohë, vdiq vetëm pesë muaj më vonë nga pneumonia.

Ai gjithashtu kishte marrë disa ilaçe pa recetë në kohën e vdekjes së tij.

Në vitin 2013, babai i Brittany, Angelo Bertolotti u bëri analizat dhe testet flokëve të saj.

Analizat nxorrën nivele të larta të metaleve toksike, përfshirë barium, i cili përdoret në disa helme miu.

Angelo Bertolotti tha se bëhej fjalë për vrasje.

“Po është helm. Kam ndjenjën se bëhet fjalë definitivisht për vrasje,”- tha ai.

Sharon sulmoi bashkëshortin duke thënë se ai nuk ishte një baba i përgjegjshëm dhe se rezultatet e analizave bazoheshin në prova jo bindëse.

Angelo vdiq në janar 2019. 92-vjeçari ishte i pavetëdije për muaj të tëra para vdekjes.

Të këshilluara

Ledri tregon planet për martesë

Ai është përfolur shumë për jetën e tij private ku thuhet se është në një lidhje me një vajzë që quhet Sara Hoxha, por që nuk i përket botës së show...

19:39

Andy Gram shpreh ndjenjat e tij për Elvanën

Mbrëmjen e kaluar, Elvana Gjata performoi në natën e parë të festivalit të ‘RTSH-së’ me këngën ‘Me tana’, e cila u kthye në një hit që prej publikimit të saj. P...

18:32

Nora Istrefi publikon këngën e re (Video)

Nora Istrefi ka publikuar sot bashkëpunimin me Gjikon, një këngë që po pritej me padurim nga fansat që kur dyshja e njoftoi me anë të postimeve në rrjete social...

15:44

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI