Flash

Dropull, grabitet shtëpia e dy grave të moshuara. Hajdutët marrin valixhen me 15 mijë euro

Lapsi.al 21 December 2019
Dropull, grabitet shtëpia e dy grave të moshuara. Hajdutët marrin

Një banesë ka rënë pre e grabitësve gjatë natës në fshatin Terihat te Dropullit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30. Nga të dhënat e para mësohet se autorët kanë qenë tre persona të paskuar, ende të paidentifikuar nga policia.

Dyshohet se ata kanë marrë një valixhe brenda së cilës kishte rreth 15 mijë euro. Në shtëpi jetonin dy gra të moshuara, të cilat ata i mbyllën në një dhomë të shtëpisë. Banesa ishte në pronësi të shtetasit Vasil Basha. Grabitësit kishin maska dhe ishin të armatosur.

Njoftimi paraprak i policisë

“Rreth orës 03:30, në fshatin Terihat, Bashkia Dropull, persona ende të paidentifikuar, kanë hyrë në banesën e shtetasit V.B., ku ndodheshin dy të moshuara dhe kanë marrë një sasi parash dhe janë larguar. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, ku vijojnë veprimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, shkruan Policia.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI