Flash

Çfarë thanë të skualifikuarit e Festivalit të Këngës pas përfundimit

Lapsi.al 21 December 2019
Çfarë thanë të skualifikuarit e Festivalit të

Jashtë finales së “Festivalit të Këngës” mbetën disa emra të mirë të muzikës shqiptare si Kanita, Renis Gjoka, Devis Xherahu, Aldo Bardho dhe Nadia & Genc Tukiçi.

Këta që përmendëm, e pranuan në heshtje rezultatin, ndryshe nga Kastro Zizo apo Wendi Mancaku apo Stresi të cilët nuk ndenjën pa i shkruar disa rreshta.

Kastro Zizo falenderoi bashkëpunëtorët dhe u shpreh se “finalja është thjesht statistikë”.

“Falenderoj secilin prej jush që tingujt dhe tekstin e këngës ‘Asaj’ e pëlqyet dhe e shijuat. Shpresoj të ngelet një himn për çdo nënë të larguar nga kjo botë. Ne hymë thellë në zemrat tuaja. Vlerësoni çdo moment me të dashurit tuaj, me nënat, baballarët, motrat, vëllezërit, fëmijët, gratë, burrat dhe çdo gjë të shtrenjtë tuajën. Një finale në festival është thjesht statistikë, me rëndësi që dhamë dhe morëm dashuri pa fund. Suksese dhe artistëve finalistë dhe fitoftë më i miri.”

Stresi gjithashtu shkroi diçka për mungesën e këngës “Bohem” në finale.

“Ju falenderoj përzermërsisht të gjithëve që na suportuat. Sa më shumë e mendoj aq më shumë e kuptoj që s’ka asgjë më artistike se të duash të tjerët. Urime të gjithë finalistëve, e meritonit. Eli Fara mos u mërzit, ne kemi publikun me vete, s’ka më finale se kjo. Mbi të gjitha ishte privilegj të punoje me ty Vera Grabocka. Artist nuk bëhesh nga një çmim, ne jemi në shpirt të tillë.”

Wendi Mancaku nuk foli në mënyrë të drejtpërdrejtë për skualifikimin, por përkrahu mendimin e një ndjekësi që shkroi se “nëse do të kishte meritokraci në vendin tonë, Wendi do të ishte fituese.”

Të këshilluara

Ledri tregon planet për martesë

Ai është përfolur shumë për jetën e tij private ku thuhet se është në një lidhje me një vajzë që quhet Sara Hoxha, por që nuk i përket botës së show...

19:39

Andy Gram shpreh ndjenjat e tij për Elvanën

Mbrëmjen e kaluar, Elvana Gjata performoi në natën e parë të festivalit të ‘RTSH-së’ me këngën ‘Me tana’, e cila u kthye në një hit që prej publikimit të saj. P...

18:32

Nora Istrefi publikon këngën e re (Video)

Nora Istrefi ka publikuar sot bashkëpunimin me Gjikon, një këngë që po pritej me padurim nga fansat që kur dyshja e njoftoi me anë të postimeve në rrjete social...

15:44

Shpat Kasapi ndahet në prag të fejesës

Pak kohë më parë në një intervistë për emisionin “Mirage”, Shpat Kasapi njoftoi se ishte në një lidhje.Ai u shpreh se çdo gjë është serioze dhe shumë shpejt do ...

15:00

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI