Flash

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

"Askush sikur Rama" / Të gjithë faktorët në Kosovë kundër kryeministrit

Lapsi.al 21 December 2019
"Askush sikur Rama" / Të gjithë faktorët në

Përtej shigjetimeve të Edi Ramës për ata që e krahasojnë me Esad Pashën, apo ironive të tij me patriotët e Facebook-ut që e kanë masakruar në rrjetet sociale nismën e kryeministrit Shqiptar për tu ulur përkrah Serbisë dhe pa Kosovë në tryezën ballkanike, ajo që ka ndodhur prej disa kohësh është një ngjarje e pa parë më parë.

Edi Rama është shndërruar në të parin lider të "dheut amë" që ka kthyer kundër vetes të gjithë faktorët politikë në Kosovë. Duke thyer një rregull të vendosur prej atij vetë, që mos i shajë bashkëkombasit e tij në krah të të huajve, duke e kaluar cakun dhe duke shpallur se Prishtina është futur në rrugë qore Rama ka arritur të krijojë një konsensus të paparë kundër tij.

Lexo me tej:

Mini Shengeni/ Rama godet Kosovën në sy liderëve ballkanikë

Po të qëmtohen me kujdes edhe fjalët që tha këtë të shtunë gjatë samitit të mini Shengenit Ballkanik, ai e ka pranuar vetë këtë realitet.

Nëse presidenti i Kosovës Hashim Thaçi deklaroi se nuk do të vinte në këtë samit pasi Serbia nuk e njeh genocidin e ushtruar ndaj shqiptarëve, Rama ironizoi ata që deri para pak kohësh hanin e pinin në tryeza me liderët e Beogradit.

Nëse kryeministri Ramush Haredinaj e cilësoi mini Shengenin një nismë që ka vetëm një qëllim, heqjen e taksës 100% ndaj produketeve serbe, Rama tha se ai është gënjeshtar dhe i paditur.

Nëse kandidati për kryeministër Albin Kurti dhe Vetëvendosja organizuan protesta kundër Vuçiçit në Tiranë, Rama i talli si neo marksistë që kërkojnë vendosjen e masave proteksioniste duke huazuar grandomaninë e vendeve si Kina dhe ShBA.

Pra shkurt kryeministri ka aplikuar formulën që zbaton edhe brenda Shqipërisë: të gjithë e kanë gabim dhe vetëm ai e ka të drejtë.

Kjo qasje prej autokrati delirant ka ngjallur edhe shpërthimin kudër tij në rrejete sociale.

Sepse para se të besojnë njeri që predikon se e gjithë bota përveç tij e ka gabim, sepse para se të dëgjojnë se Kosova është futur në rrugë qore, se po vetëizolohet, se liderët e sja po e përdorin të ardhmen për politikën e ditës, ata që e shohin Ramën me dyshim kanë të drejtë të ngrejnë pyetjen: po mirë vërtet edhe Hashimi, edhe Ramushi edhe Albini po gabojnë.

Dhe pas kësaj ata janë në të drejtën e tyre të ngrejnë edhe një dilemë tjetër: A mos është më mirë formula që propozon Albin Kurti, se shqiptarët përpara se të bien dakord me Vuçiçin apo Gjukanoviçin, duhet të merren vesh me njëjri tjetrin?

Rama se ka përfillur këtë formulë. Ai ka hecur përpara me Beogradin, Shkupin e Podgoricën pa u marrë vesh me Prishtinën. Dhe pikërisht kjo e ka vënë përballë fortunën me të cilën po përballet sot.

©Lapsi.al  

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI