Flash

Vuçiç e Zaev në Tiranë, axhenda e samitit për Shengenin Ballkanik

Lapsi.al 20 December 2019
Vuçiç e Zaev në Tiranë, axhenda e samitit për

Kanë mbërritur në Tiranë presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri maqedonas Zoran Zaev në kuadër të Samitit të tretë të Shengenit Ballkanik i cili do të jetë dy ditë, në kryeqytet dhe Durrës. Ata janë pritur nga kryeministri Edi Rama në një takim informal në ambientet e hotel “Rogner”. Vuçiç, Zaev dhe Rama pas takimit informal do të marrin pjesë në eventin e bamirësisë ‘Ti nuk do të jesh kurrë vetëm’, për mbledhjen e fondeve për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Samiti do të nisë nesër në orën 10:00 ndërsa mësohet se tre liderat do të inspektojnë edhe zona të prekura nga tërmeti në Durrës. Samitit i bashkohet nesër edhe presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç. Kosova do të mungojë sërish në këtë takim.

Presidenti Hashim Thaci i është përgjigjur negativisht ftesës së Edi Ramës. Vucic është pritur në Tiranë me protesta nga lëvizja Vetëvendosje. Ata e cilësojnë presidentin serb si ‘kriminel lufte’. Konferenca e përbashkët për shtyp do të zhvillohet nesër në orën 12:00. Ky është takimi i tretë i këtij samiti. I pari u zhvillua në Novisad të Serbisë ndërsa i dyti në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

Lavrov: BE nuk e zgjidh çështjen e Kosovës

Diplomacia ruse mendon se dialogu Kosovë-Serbika pak mundësi që të gjejë zgjidhje të shpejtë. Ministri Sergej Lavrov qorton ndërmjetësuesit europianë se nuk po ...

15:51

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI