Flash

Lavrov: BE nuk e zgjidh çështjen e Kosovës

Lapsi.al 20 December 2019
Lavrov: BE nuk e zgjidh çështjen e Kosovës

Diplomacia ruse mendon se dialogu Kosovë-Serbika pak mundësi që të gjejë zgjidhje të shpejtë. Ministri Sergej Lavrov qorton ndërmjetësuesit europianë se nuk po ndikojnë sa duhet që t'u jepet fund ndasive. Ai shton se Rusia se do pajtohet me çdo vendim vetëm nëse kënaq edhe Serbinë.

Rusia kritikoi të premten Bashkimin Evropian për mosefikasitet në zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Në intervistën me gazetën serbe "Telegraf", shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov, deklaroi se dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës, tashmë i pezulluar, ka pak shenja që të vazhdojë në Bruksel pa u zgjidhur më parë problemi i krijimit të qeverisë në Kosovë.

“Aktualisht, nga një këndvështrim, nuk shihen parakushtet për dinamikë të re në zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Në Kosovë vazhdon të mbizotërojë kaosi paszgjedhor dhe lufta për pushtet. Ndërmjetësimi i BE-së është zhvlerësuar.”

I pyetur se cila është pengesa kryesore, Lavrov thotë se BE-ja ende nuk është në gjendje të ndikojë përmes presionit mbi shqiptarët e Kosovës, për të pasur qasje konstruktive në bisedimet me Serbinë.

"Për shembull, nga viti 2013, Prishtina saboton përmbushjen e obligimeve për krijimin e komunave me shumicë serbe. Prej më tepër se një viti nuk e kanë hequr taksën diskriminuese për mallrat serbe të vendosur nga qeveria e Kosovës."

Moska e sheh zgjidhjen e çështjes së Kosovës në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, dhe përkatësisht rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ministri i Jashtëm rus, Lavrov, thekson se Rusia do të pajtohet me çdo vendim që kënaq edhe Serbinë.

Të këshilluara

Tritol banesës në Vlorë gjatë natës (VIDEO)

Një shpërthim me tritol ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen ‘Kushtrim’ në Vlorë. Lënda plasëse ka shpërthyer në pjesën e jashtme të banesës s...

10:20

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI