Flash

Ky është 8-vjeçari më i paguar në Youtube

Lapsi.al 20 December 2019
Ky është 8-vjeçari më i paguar në Youtube

Një 8-vjeçar që vlerëson lodrat në YouTube është zgjedhur nga Forbes si fituesi më i madh i platformës për 2019.

Ryan Kaji, kanali i të cilit në YouTube, Ryan’s World ka 22.9 milionë të regjistruar, fitoi 26 milionë dollarë në 2019, 4 milionë më shumë se një vit më parë, por ku ashtu kishte pushtuar vendin e parë. Forbes vlerëson se tetë personat që kanë fituar më shumë para në YouTube, kanë mbledhur në total 162 milionë dollarë nga 1 qershori 2018 deri në 1 qershor 2019.

Ryan në videot e tij, hap pako me lodra dhe i komenton ato. Lista e Forbes bazohet tek të ardhurat e pataksuara që vijnë nga burime si psh përmbajtja e sponsorizuar, reklamat, shitjet dhe turet.

Një tjetër fëmijë, Anastasia Radzinskaja, vetëm 5-vjeç, renditet në vendin e tretë me 18 milionë dollarë të fituara vitin e kaluar. Kjo e fundit, ka lindur në rusinë jugore dhe ka kaluar edhe një paralizë cerebrale. Ajo shfaqet në video me të atin. Sipas Forbes, ajo kishte 107 milionë të regjistruar në shtatë kanale dhe videot e saj janë parë 42 miliardë herë.

Dude Perfect, një grup prej pesë shokësh rreth të 30tave, që luajnë sporte dhe performojnë numra të ndryshëm, renditen të dytët, me 20 milionë dollarë të fituar gjatë 2019.

Të këshilluara

Mjekja që u zgjodh Miss Amerika 2020

Camille Schrier Miss Virginia është vajza e cila ka rrëzuar stereotipin për Miss-et të cilët thonë që një vajzë e bukur nuk mund të jetë e zgjuar. Camille ës...

12:40

Ndahen Jessie J dhe Channing Tatum

Channing Tatum dhe Jessie J janë ndarë. Ata i dhanë fund lidhjes pas një viti bashkë. Për herë të parë, u përfolën si çift në tetor të 2018-s dhe u panë për ...

11:40

Ndahet çifti i njohur i showbizit

Çifti i njohur i showbizit Teresa dhe Joe Giudice, i kanë dhënë fund martesës së tyre pas plot 20 vitesh. Burime për “People” kanë bërë të ditur se ndarja ka...

16:53

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI