Flash

Gazetari gjerman që nxorri përgjimet e Dibrës mesazh OSBE-së: Edi Rama është armik i medias së lirë!

Lapsi.al 20 December 2019
Gazetari gjerman që nxorri përgjimet e Dibrës mesazh

Gazetari i “BILD”, Peter Tiede, i cili u bë i njohur për shqiptarët pasi publikoi përgjimet e vjedhjes së votave në Dibër, ka replikuar me përfaqësuesin e OSBE për Lirinë e Medias, Harlem Desir.

Në një mesazh në rrjetet sociale, gazetari gjerman shkruan se kryeministri shqiptar, Edi Rama, është një armik i medias së lirë.

“Vërtetë besoni tek Edi Rama? Nga përvoja ime unë nuk besoj asgjë. Ai është një armik i medias së lirë. Ai po përpiqet të bëjë ndaj meje atë që ka bërë ndaj kolegëve të mi në Shqipëri; më akuzon se jam blerë nga opozita. Ai është një kloun”, shkruan Peter Tiede.

Kujtojmë se Harlem Desir është zyrtari i vetëm i OSBE që tha se ligji i propozuar nga Rama është konsultuar me ndërkombëtarët. BE, KiE dhe sot ambasada e SHBA kanë kritikuar paketën antishpifje të miratuar nga Parlamenti.

Të këshilluara

Lavrov: BE nuk e zgjidh çështjen e Kosovës

Diplomacia ruse mendon se dialogu Kosovë-Serbika pak mundësi që të gjejë zgjidhje të shpejtë. Ministri Sergej Lavrov qorton ndërmjetësuesit europianë se nuk po ...

15:51

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI