Flash

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Deklaratat/ Një koalicion perendimor kundër paketës anti shpifje të Ramës

Lapsi.al 20 December 2019
Deklaratat/ Një koalicion perendimor kundër paketës anti shpifje

Ndonëse kryeministri Rama deklaroi në parlament se paketa e Ligjit anti shqpifje që partia e tij po miratonte në parlameni ishte « Jo 99 por 100% e dakordësuar me ndërkombëtarët » ai është përgënjeshtruar sot me forcë nga një sërë përfaqësuesish të institucioneve të huaja në Tiranë. Gjatë konferencës, ‘Liri pa urrejtje’ e organizuar nga Avokati i Popullit të shumtë kanë qenë ata që edhe sy më sy e kanë hedhur poshtë opsionin e mbrojtur para tyre nga kryeparlamentari Ruçi, i cili ka mbrojtur versionin e rregullimit nga shteti të mediave përpara atij të vetërregullimit.

Kundër këtij versioni dhe ndryshimeve që kaloi kuvendi të mërkurën është shprehur pikë së pari OKB-ja. « …Organizata e Kombeve të Bashkuara ka shprehur përmes komisionerit të saj për fjalën e lirë në Gjenevë, që i është paraqitur edhe parlamentit që vetë rregullimi i medias është më i miri, ndëshkimi duhet të jetë proporcional dhe gjykimet duhet të bëhen nga gjykatat e pavarur, për shkak të vijës delikate midis gjuhës së urrejtjes dhe fjalës së lirë » tha Brian Williams  kordinatoiri i përhershëm në Shqipëri.

Edhe më i drejtpërdrejtë ka qenë qëndrimi i Këshillit të Europës. Kryetarja e zyrës në Tiranë, Jutta Gutzkow ↓ ka thënë: ‘Këshilli i Evropës ka ngritur shqetësime për përputhshmërinë me standardet e KiE dhe të vendeve të tjera të BE-së të paketës ligjore të miratuar së fundmi për mediat. Këto shqetësime i janë prezantuar dhe komisionit të medias në Kuvend.Ne nuk kemi pasur mundësi ta shqyrtojmë me hollësi këtë paketë, por sapo ta bëjmë do i adresojmë’.

Më i rrezervuar, por gjithësesi në ruajtje të lirisë së fjalës dhe shprehjes është treguar edhe përfaqësuesi i ambasadës së SHBA, e cila nuk ishte shprehur deri tani për debatin e qeverisë me mediat.

amerikani

I Ngarkuari me Punë i SHBA-se, Daniel Koski  tha: “Shumë prej jush e dinë shumë mirë se si është të jetosh me frikën e pasojave të paparashikuara të fjalëve të tua. Shumë prej jush u rritën në një shoqëri në të cilën një fjalë e thënë rastësisht mund të të çonte në burg, punë të detyruar dhe tortura. Ju nuk duhet të ktheheni më kurrë në atë shoqëri”-tha ai

82 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë kthyen të mërkurën në ligj paketën e qeverisë “Rama” për kontrollin e mediave online, pavarësisht shqetësimeve masive për shkeljen e standardeve ndërkombëtare dhe cënimin e lirisë së shprehjes dhe asaj të medias në vend.

Miratimi i dy projektligjeve u dënua menjëherë nga Qendra Europiane për Lirinë e Shtypit dhe të Medias, ECPMF.“Ne i dënojmë ndryshimet e ligjeve të medias që sapo u votuan në Kuvendin e Shqipërisë. Ndryshimet kozmetike të bëra në minutën e fundit nuk adresojnë të gjitha shqetësimet e ngritura nga Bashkimi Europian, Këshilli i Europës dhe znj. Dunja Mijatoviç,” thuhet në deklaratën e ECPMF, e cila i bëri njëherazi thirrje presidentit që të mos i dekretojë ato.

Me sa duket në të njëjtën linjë janë rreshtuar edhe sot përfaqësuesit e institucioneve që morrën pjesë në konferencën “liri pa urrejtje”.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI