Flash

U dënua me 1 vit burg për çështjen “Babale”, Salianji takon Presidentin Meta

Lapsi.al 19 December 2019
U dënua me 1 vit burg për çështjen “Babale”,

“Presidenti i Republikës Ilir Meta, priti sot në një takim ish-deputetin e Kuvendit të Shqipërisë, z.Ervin Salianji, për t’u njohur nga afër me shqetësimet e tij në lidhje me cenimin e procesit të rregullt ligjor në çështjen gjyqësore penale që po zhvillohet në ngarkim të tij”. Kështu bën të ditur zëdhënësi i Presidentit të Republikës Tedi Blushi në një postim në “Facebook”, i cili ka zbardhur dhe një pjesë të bisedës së tyre.

Gjatë këtij takimi Presidenti Meta theksoi se mbron parimin kushtetues se kushdo që akuzohet penalisht, prezumohet i pafajshëm derisa në ngarkim të tij nuk ka një vendim gjyqësor të formës së prerë.

Kreu i Shtetit e inkurajoi z.Salianji, që të mos humbasë besimin tek drejtësia dhe të vijojë të ndjekë të gjitha rrugët dhe mjetet procedurale ligjore në mbrojtje të të drejtave të tij.

Presidenti Meta theksoi rëndësinë që procesi gjyqësor që ka nisur të zhvillohet në mënyrë të pavarur dhe objektive.

Kreu i Shtetit e garantoi Salianji se do ta ndjekë me vëmendje të posaçme këtë çështje me sensibilitet të lartë publik, duke inkurajuar një gjykim shterues dhe transparent.

Të këshilluara

Atentat me armë në Patos/ Dy të vrarë

Dy persona u qelluan per vdekje ne Patos. Policia e Shtetit jep informacion zyrtar për ngjarjen e ndodhur sot në mesdite. Autori i identifikuar si Martin ...

12:56

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI