Flash

Tërmeti i fundit, reagon sizmiologu: Është post lëkundje e tërmetit të 26 nëntorit, s'ka vend për panik

Lapsi.al 19 December 2019
Tërmeti i fundit, reagon sizmiologu: Është post lëkundje e

Pas tërmetit me magnitudë 4.3, me epiqendër në Vorë, sizmiologu Rexhep Koçi thotë se ky tërmet është në vazhdën e postlëkundjeve dhe nuk ka vend për panik.

Sizmiologu Koçi theksoi se nuk kemi të bëjmë në asnjë mënyrë me një tërmet kryesor.

“Magnituda ishte 4.3. Kjo lëkundje është në funksion të asaj rutinës që ndjekin tërmetin kryesor. Nuk ka ndonjë vend për tu shqetësuar apo të ngjallur panik. Nuk quhet kryesor. Është në vijim të pasgoditjeve që kanë shoqëruar tërmetin e 26 nëntorit”, tha Koçi, për News24.

Ministria e Mbrojtjes njofton se deri në këto momente nuk ka raportime për dëme.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI