Flash

Stresi: Kam shumë turp t'i flas një femre

Lapsi.al 19 December 2019
Stresi: Kam shumë turp t'i flas një femre

Stresi ka qenë i ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Soiree” për të folur për qytetin e tij të lindjes, Tropojën. Ai është pyetur nga moderatorja se si ai i ngacmon femrat apo se si i afrohet një vajze nëse i pëlqen. Ndërkohë që ne prisnim përgjigje tjetër, ai i ka surprizuar të gjithë duke treguar se ka shumë turp t’i flas një femre.

“Në radhë të parë ne jemi shumë diskretë. Të paktën unë, kam shumë turp që t’i flas një femre në rrugë. Më vjen shumë zor dhe nuk jam nga ata djem që ta ngacmoj në lagje.  Unë mendoj se secili nga ne ka atë flirtin e vetë shumë secret. Nuk jemi nga ata që i ndalojnë njerëzit në rrugë. Për vete më vjen shumë zor dhe kam fituar shumë pikë dhe në lagjen time që unë jam si kryeplaku i lagjes. Se si unë e bëj për vete një femër është shumë e thjeshtë. Pikë së pari nis gjithmonë nga komplimentat”, ka treguar Stresi.

Të këshilluara

Merret vendimi me burg për reperin

Reperi Tekashi 6ix9ine u dënua me dy vite burg për krimet e tij gjatë periudhës kur ishte pjesë e një bande kriminale dhe të dhunshme. Reperi, emri i vërtetë i ...

11:22

Ndahet nga jeta aktori Kenny Lynch

Aktori dhe këngëtari me famë botërore, Kenny Lynch ka vdekur në moshën 81-vjeçare. Ai ishte më i njohur për rolet në ekran dhe në shfaqjet televizive përfshi...

11:05

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI