Flash

PPE godet ashpër paketën anti-shpifje: Të zhbëhet, frenon lirinë e medias dhe të drejtën e informacionit

Lapsi.al 19 December 2019
PPE godet ashpër paketën anti-shpifje: Të zhbëhet, frenon
Pas miratimit të një ligji shumë të diskutueshëm për median nga Parlamenti i Shqipërisë, Michael Gahler, Koordinator i PPE-së për Punët e Jashtme, deklaroi: "Ne vërejmë me shqetësim të thellë që shumica parlamentare e qeverisë shqiptare e udhëhequr nga Kryeministri socialist miratoi dy ligje për median dje në kundërshtim të hapur me rekomandimet specifike të bashkësisë ndërkombëtare. Komisioni Evropian, Këshilli i Evropës, si dhe media dhe organizata shqiptare dhe ndërkombëtare të shoqërisë civile kishin shprehur kundërshtime të forta kundër këtyre ligjeve. Ne vërejmë se anëtarja jonë e PPE-së, Partia Demokratike, shprehu rezistencë të fortë kundër miratimit të këtyre ligjeve dhe mbështet rekomandimet evropiane dhe ndërkombëtare. "  David Lega, Raportuesi i PPE-së për Shqipërinë, paralajmëroi: "Liria e mediave dhe e drejta e informacionit janë liritë themelore në Evropë dhe një pjesë e domosdoshme e kritereve të Kopenhagës për anëtarësimin në BE. Legjislacioni i miratuar kërcënon këto liri që janë fituar kohë më parë nga populli shqiptar. Media e lirë ka qenë një reporter i vazhdueshëm i abuzimit të pushtetit dhe ka ekspozuar shumë skandale korruptive. Miratimi duhet të shihet si një kthim serioz për Shqipërinë në rrugën e saj drejt sundimit të ligjit dhe demokracisë. Ky vendim, siç e thamë publikisht përpara votimit, mund të ketë një ndikim negativ në hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE për Shqipërinë - në të cilën Grupi i PPE beson fuqimisht. Ne i nxisim autoritetet shqiptare të rishqyrtojnë vendimin dhe ta zhbëjnë atë. " 

Njoftim për shtyp i europarlamentarit David Lega, raportues për Shqipërinë në Partitë Popullore Europiane, përshtati në shqip ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI