Flash

Paparacët fotografojnë Monica Belluccin me ish të dashurin

Lapsi.al 19 December 2019
Paparacët fotografojnë Monica Belluccin me ish të dashurin

Historia e tyre e dashurisë përfundoi verën e kaluar, por çifti duket se është gati të shkruajë një kapitull të ri dashurie. Nicholas Lefebvre, 37-vjeçar francez, ishte i vetmi njeri që fitoi zemrën e Monica Bellucci, pas divorcit nga Vincent Cassel. Monica Bellucci është parë përsëri me ish të dashurin. Fotot ekskluzive janë publikuar nga e përjavshmja “Chi”. Aktorja italiane dhe artisti francez u fotografuan duke dalë nga restoranti “La Reserve” në Paris. Nicolas ka treguar shumë dashuri ndaj Monikës, duke e përqafuar dhe puthur gjatë gjithë rrugës. Kur ata u ndanë verën e kaluar, Bellucci është shprehur se ai i kishte mësuar shumë gjëra.

“Ai është një person që ka një ndjeshmëri të vërtetë artistike, por fluturimi ynë së bashku vazhdon tani e tutje në një rrugë tjetër që është ajo e një miqësie për jetën”, u shpreh aktorja e famshme italiane.

Të këshilluara

Stresi: Kam shumë turp t'i flas një femre

Stresi ka qenë i ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Soiree” për të folur për qytetin e tij të lindjes, Tropojën. Ai është pyetur nga moderatorja se si ai i nga...

13:26

Merret vendimi me burg për reperin

Reperi Tekashi 6ix9ine u dënua me dy vite burg për krimet e tij gjatë periudhës kur ishte pjesë e një bande kriminale dhe të dhunshme. Reperi, emri i vërtetë i ...

11:22

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI